LAJMI I FUNDIT:

‘PAN-i kërkoi kohë që ta bindë Pacollin’

‘PAN-i kërkoi kohë që ta bindë Pacollin’

Në seancën e 24 gushtit të Kuvendit të Kosovës pritet të marrin pjesë edhe deputetët e lëvizjes “Vetëvendosje”.

Deputeti më i vjetër, Adem Mikullovci, ka vendosur që seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës të mbahet të enjten e ardhshme, më 24 gusht.

Një vendim të tillë kryesuesi i seancës konstituive e ka marrë në tryezën konsultative, pasi që ka dëgjuar propozimet e përfaqësuesve të partive politike, ndonëse në tryezë nuk ishte i pranishëm përfaqësuesi i lëvizjes “Vetëvendosje”.

Në fakt propozimi që seanca të mbahet më 24 gusht ishte i nënkryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj, i cili ka folur në emër të koalicionit PAN, propozim ky që u kundërshtua nga shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, me arsyetimin se PAN-i nuk do të shkojë në seancë as të enjten e ardhshme, siç nuk ka qenë as në seancat paraprake.

Në anën tjetër, deputetë të lëvizjes “Vetëvendosje”, ndonëse kanë bojkotuar këtë takim, burime të gazetës “Zëri” bëjnë të ditur se ata do të marrin pjesë në seancën e 24 gushtit.

Imer Mushkolaj, njohës i çështjeve politike, ka thënë për “Zërin” se deri më datën 24 gusht koalicioni PAN do të arrijë ta bindë AKR-në për ta mbështetur në formimin e institucioneve.

“Nëse PAN ia del t’i sigurojë votat e mjaftueshme, do ta zgjedhë kryetarin e Kuvendit. Por edhe nëse nuk i ka votat, duhet ta nxjerrë propozimin në votim për ta konsumuar herën e parë. PAN-i jo rastësisht e ka propozuar për seancë datën 24 gusht. Besoj se deri atëherë AKR-ja dhe Behgjet Pacolli përfundimisht do ta bëjnë të qartë mbështetjen për PAN-in dhe institucionet do të mundë të krijohen”, ka thënë ai.

Edhe analisti Ramush Tahiri ka thënë se 24 gushti është shansi i fundit që vendi të mos shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme.

PAN-i, sipas tij, i ka numrat, por ai nuk e ka përjashtuar mundësinë që bllokada të vazhdojë.

“Data 24 gusht është një shpresë se mund të konstituohet Kuvendi dhe të vazhdohet me zgjedhjen e Qeverisë. Ose ndryshe, kjo mbledhje është shansi i fundit që vendi të mos shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme. Mirëpo nëse këtë ditë nuk zgjidhet kryetari dhe pesë nënkryetarët, atëherë zgjedhjet janë të pashmangshme. Duket se PAN-i i ka siguruar numrat, pra së paku 61 vota për ta zgjedhur kryetarin”, ka thënë ai. /Zëri/

Në trend Lajme

Më shumë
PDK voton kryesinë e re të partisë - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re të partisë - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Pakënaqësi me Ligjin e pagave, Jasharaj paralajmëron protestë më 1 maj - nuk e përjashton mundësinë e grevës

Pakënaqësi me Ligjin e pagave, Jasharaj paralajmëron protestë më 1 maj - nuk e përjashton mundësinë e grevës

Elfije Boletini
Bedri Hamza i emëruari i PDK-së për kryeministër – kush mund të jenë kandidatët tjerë të partive politike?

Bedri Hamza i emëruari i PDK-së për kryeministër – kush mund të jenë kandidatët tjerë të partive politike?

Jehona Hulaj
Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Kronika e Zezë
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori