LAJMI I FUNDIT:

Pamje të rralla të Divizionit “SS Skanderbeg” në Kosovë (Foto)

Pamje të rralla të Divizionit “SS Skanderbeg” në Kosovë (Foto)

Studiuesi Armand Plaka, sjell pamje të rralla të divizionit të Kosovës të njohur si “SS Skanderbeg”. Fotografitë janë marrë nga faqja e internetit e Arkivave Kombëtare të SHBA-ve dhe nga Administrata Dokumentare (NARA). Ato janë bërë nga fotografi gjerman i luftës, Georg Westermann, i cili shoqëroi divizionet e ndryshme “Waffen-SS” në Ballkan.

Shqiptarët duke u rekrutuar në “SS Skanderbeg” dhe raporti i oficerit gjerman që i thyen mitet e shqiptarëve për trimëri e patriotizëm: Më turq se turqit, luftëtarë të bandave, politikanë të luksit! (Foto)
Lexo po ashtu Shqiptarët duke u rekrutuar në “SS Skanderbeg” dhe raporti i oficerit gjerman që i thyen mitet e shqiptarëve për trimëri e patriotizëm: Më turq se turqit, luftëtarë të bandave, politikanë të luksit! (Foto)


“Diçitura ka këtë përmbajtje: Në qendër të Prizrenit mbi urën e Bistricës, komandanti SS August Schmidhuber, fton komandantin e Armatës së Dytë, Gjeneralin e Trupave Malore, Boehme, për të inspektuar Gardën e Nderit. Në sfond shihet edhe Xhamia e famshme e Sinan Pashës, si dhe Kisha Ortodokse e Shën Gjergjit (thellë nga e djathta).

Ndryshe nga fotot e tjera të koleksionit të Westermann, të sjella nëpërmjet Robert Elsiet, ajo paraqet një moment më të plotë, me një pamje e skenë më të hapur në qytet, ku fare qartë dallohen dhe banorët dhe dyqanet me emra shqiptarësh. Kjo e shton edhe më shumë dyshimin se ato nuk janë pjesë e koleksionit “Westermann”.

Pjesë të këtij koleksioni dhe përtej tij, duket se janë edhe dy prurje të tjera që lidhen me Divizionin SS-Skanderbeg, të cilat edhe pse mund të komentohen në mënyra të ndryshme, padyshim se pasurojnë edhe më shumë fondin tonë të fotografive me vlera e sfond historik”, ka shkruar Plaka.

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Drejtësi
Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Gjyqësi
Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori