Presidenti i Venezuelës dënoi me tone të ashpra protestuesit opozitarë, të cilët të dielën, në një protestë i vunë zjarrin një personi, duke i akuzuar se e kishin vënë atë në shënjestër, sepse ishte proqeveritar.
“Një person u dogj, u rrah dhe u ther 4 herë. Ata e rrahën dhe thuajse e linçuan atë, vetëm sepse kishte thënë se ishte një çavist”, tha Maduro duke iu referuar lëvizjes socialiste të themeluar nga paraardhësi i tij Hugo Chavez.
Dëshmitarët në incident, mes të cilëve edhe një fotograf i “Reuters”, thanë se turma e kishte akuzuar burrin se ishte një hajdut.
Rreth 100 persona, që po merrnin pjesë në protestën kundër Maduros, e rrethuan, e lyen me benzinë dhe i vunë zjarrin në sheshin “Altamira” në Karakasin lindor.
Edhe pse disa nga turma thoshin se ai duhej të vdiste, të tjerët e ndihmuan dhe ai mundi të mbijetonte.
Duke treguar videon e incidentit në televizionin shtetëror, Maduro e identifikoi personin si Orlando Figuera, 21 vjeç, dhe tha se po trajtohej në spital për djegie të rënda.
Protestat janë përshkallëzuar në Venezuelë prej 7 javësh, përcjell Dita, ndërsa zemërimi ndaj Maduros dhe qeverisë së tij është rritur.
Shtatë në 10 persona thuhet se kundërshtojnë Maduron. Pavarësisht se ka rezervat më të mëdha të naftës në botë, Venezuela përballet me mungesa të shumë mallrave bazë, përfshirë këtu ushqime dhe ilaçe.
Ekonomia e saj ka rënë në kolaps dhe inflacioni pritet të shkojë në 700 për qind këtë vit, ndërkohë që kriminaliteti është dominues.
Opozita kërkon zgjedhje të reja dhe thotë se qeveritë socialiste të Maduros dhe paraardhësit të tij Hugo Chavez kanë keqmenaxhuar ekonominë, që nga ardhja në pushtet në vitin 1999.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTreni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua
‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike
Ky është heroi më i ri i Dubait - ai shpëton një familje që kishte ngecur në veturë shkaku i përmbytjeve
Pas ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit, reagon shefi i NATO-s
Zoran Milanoviq nuk mund të jetë mandatar për krijimin e qeverisë së re kroate
Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua
Pas ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit, reagon shefi i NATO-s
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel