LAJMI I FUNDIT:

Pamje të papublikuara më parë: Hitleri në dasmën e baxhanakut – të cilin e ekzekutoi një vit më vonë! (Foto)

Pamje të papublikuara më parë: Hitleri në dasmën e baxhanakut – të cilin e ekzekutoi një vit më vonë! (Foto)

Një foto e cila thuhet se është e paparë më herët është publikuar së fundmi e cila tregon Adolf Hitlerin duke festuar dasmën e baxhanakut të tij të ardhshëm – të cilin ai kishte ekzekutuar një vit më vonë.

Fotografia, e bërë vetëm tre ditë para se të ndodhte D-Day, tregon diktatorin nazist duke uruar oficerin nazist Hermann Fegelein dhe nusen e tij Gretl Braun në një pritje në Salzburg, Austri, përcjell Telegrafi.


Dhe siç shkruajnë mediat e huaja, vetëm 11 muaj më vonë, dhe me Luftën e Dytë Botërore duke e kthyer kundër tij, Hitleri urdhëroi ekzekutimin e tij për veprën penale “dezertim i postit të tij gjatë pushtimit nga ana e aleatëve të Europës”.

Fyhreri ishte një nga dëshmitarët e martesës së bashku me shefin e SS, Heinrich Himmler dhe Martin Bormann, sekretar privat i Hitlerit.

Fotot tregojnë dasmorët duke shijuar mbrëmjen në Pallatin Mirabell në Salzburg me shumë vallëzime, shampanjë dhe muzikë live.

Tri ditë më vonë Hitleri ishte në gjumë në rezidencën e tij aty pranë në Berghof kur pushtimi i Europës nga Aleatët sapo kishte filluar.

Siç shkruajnë mediat e huaja, derisa dhjetëra mijëra trupa britanike, amerikane dhe kanadeze zbarkonin në plazhet e Normandisë në 6 të mëngjesit, më 6 qershor, stafi i Hitlerit ishin shumë të frikësuar për ta zgjuar atë dhe për ta informuar. /Telegrafi/

h1

h2

h3

h4

h5

h6