LAJMI I FUNDIT:

Pamje ekskluzive: Plagosja e Azem Vllasit (Video)

Pamje ekskluzive: Plagosja e Azem Vllasit (Video)

Radio Televizioni Dukagjini ka siguruar pamjet ekskluzive të momentit të tentim-vrasjes, që ka ndodhur në mëngjesin e sotëm ndaj avokatit, Azem Vllasi.

I dyshuari Murat Jashari, shihet tek shfaqët në rrugën “Hajdar Dushi” në orën 07:48, ku edhe është adresa e banimit të avokatit Vllasi.

Ai, i veshur zakonshëm dhe me një kapele në kokë, mbanë në letra në duar tek futet në bllokun banesorë.

Prej hyrjes në ndërtesë e deri te dalja nga ajo, përfshirë edhe aktin e tij, të dyshuarit i janë dashur 5 minuta e 38 sekonda.

Më pas, nga kamera e sigurisë, kuptohet se avokati Vllasi del në dritare për të kërkuar ndihmë nga fqinji i dyqanit përballë.

Policia në vendin e ngjarjes arrinë pak para orës 8:00, por e  ngatërrojnë objektin, për tu kthyer një minutë më pas nga vendi i cili doli dorasi.

Dhjetë minuta më pas, arrinë edhe ndihma e shpejt për Vllasin, që vazhdonte të qëndronte brenda objektit.

Pas trajtimit fillestar mjekësor që zgjati diku rreth 10 minutash, Vllasi shihet tek del në këmbë dhe plotësisht i vetdijshëm, por nën përkujdesjen e stafit mjekësor.

Policia e Kosovës, ka arrestuar Murat Jasharin, si të dyshuar për këtë rast./RTV Dukagjini-Telegrafi/

Të gjitha lajmet rreth avokatit Azem Vllasi
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth avokatit Azem Vllasi

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

Lajme
Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Lajme
Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Kalo në kategori