LAJMI I FUNDIT:

Pamja e re e Samsung Galaxy S8 shfaq pullat në ekran

Pamja e re e Samsung Galaxy S8 shfaq pullat në ekran

Samsung pritet të anashkaloj pullat fizike të navigacionit në Galaxy S8 dhe Galaxy S8+. Sot, një imazh që ka qarkulluar në internet dhe që mund të jetë i Galaxy S8, shfaq për herë të parë se si do të duken pullat e vendosura në softuer të ekranit.

Falë këtij imazhi, mund të shohim se si do të duket dizajni i pullave elektronike në ekran të Galaxy S8. Pjesa e poshtme e ekranit do të jetë e dedikuar për pullat e navigacionit. Pulla që mundëson kthimin në operacionin e mëparshëm ndodhet në anën e djathtë, në anë të kundërt me atë të shumicës së prodhuesve tjerë të telefonave.

Duhet të kemi parasysh se imazhi mund të mos jetë legjitim, kështu që duhet t’a procesojmë atë me një dozë rezervimi.

Galaxy S8 pritet të njoftohet më 29 mars dhe të dal në shitje dikur gjatë prillit të këtij viti.