LAJMI I FUNDIT:

Pallaska: Kosova kopjoi nene të Kodit Penal të Gjermanisë, të cilat Merkel do t’i heq

Pallaska: Kosova kopjoi nene të Kodit Penal të Gjermanisë, të cilat Merkel do t’i heq

Analisti dhe juristi Dastid Pallaska kundërshton propozimin për ndryshimin e Kodit Penal për shpifjen dhe fyerjen ndaj institucioneve shtetërore, duke e quajtur qesharak arsyetimin e Ministrisë së Drejtësisë se propozimi bazohet në Kodin Penal të Gjermanisë. Kundër ndryshimit të këtij kodi ka dalë edhe vetë zëvendësministri i Drejtësisë, Florian Dushi.

“Kjo dispozitë ligjore në Kodin Penal të Gjermanisë është mbeturinë arkaike e një epoke tjetër. Këtë e vërteton fakti se asnjë politikan gjerman modern nuk ka kërkuar mbrojtje sipas kësaj dispozite ligjore në shekullin XXI”, ka shkruar Pallaska në facebook.


“Në fakt – pasi që kjo dispozitë ligjore në Gjermani mbron edhe udhëheqësit shtetëror të huaj – i vetmi politikan në botë që e ka përdorur këtë dispozitë ligjore të Kodit Penal të Gjermanisë në shekullin XXI ishte Presidenti i Turqisë, Rexhep Erdogan, i cili vitin e kaluar kërkoi dënimin dhe burgosjen e një satiristi gjerman”, thotë Pallaska, shkruan Telegrafi.

Më tej ai thotë se “Si pasojë e (keq)përdorimit të kësaj dispozite ligjore të Kodit Penal të Gjermanisë nga Presidenti Erdogan, në fillim të këtij viti Kancelarja Merkel ka marrë iniciativë që këtë dispozitë ligjore ta largoj nga Kodi Penal i Gjermanisë deri më 1 janar 2018”.

Ministria e Drejtësisë sqaron procesin e rishikimit të Kodit Penal dhe të Procedurës Penale
Lexo po ashtu Ministria e Drejtësisë sqaron procesin e rishikimit të Kodit Penal dhe të Procedurës Penale

“Shpifja dhe fyerja në Kosovë janë probleme të mëdha për të gjithë qytetarët. Këtë problem duhet ta adresojnë gjykatat civile duke i shpërblyer viktimat e shpifjes dhe fyerjes, kushdo qofshin ata/ato, për dëmin që ju shkaktohet nga gazetarë dhe mediume të papërgjegjshme dhe/ose joprofesionale”, ka shkruar Pallaska.

Kosova hedh hapa drejt diktaturës – kushdo që fyen presidentin dënohet deri në 5 vjet burgim
Lexo po ashtu Kosova hedh hapa drejt diktaturës – kushdo që fyen presidentin dënohet deri në 5 vjet burgim

As zëvendësministri i Drejtësisë, Florian Dushi  duket se nuk është i kënaqur me draft-kodin e ri penal.

“Kushtetuta e Republikës së Kosovës, qëndron fuqishëm përballë tendencave të kujtdoqoftë që shënojnë hap prapa në arritjet që vendi ynë i lirë e demokratik ka shënuar në fushën e mbrojtjes së lirive dhe të drejtave të njeriut”, ka shkruar Dushi në Facebook. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Biseda telefonike ndërmjet presidentit francez Macron dhe kryeministrit Kurti, anëtarësimi në Këshill të Evropës dhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe

Biseda telefonike ndërmjet presidentit francez Macron dhe kryeministrit Kurti, anëtarësimi në Këshill të Evropës dhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Lajme
Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni - gjithçka që duhet të dini

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni - gjithçka që duhet të dini

Politikë
Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori