LAJMI I FUNDIT:

Palestra në kushtet e shtëpisë

Palestra në kushtet e shtëpisë

Nëse nuk jeni tipa sportivë dhe nëse nuk keni kohë për të ndjekur palestrën, përdorni disa nga pajisjet e krijuara për t'u përdorur pa u lodhur në shtëpi. Por, mos harroni se vendosmëria është çelësi i vetëm i rënies në peshë.

Pajisjet e palestrës mund t’i gjeni edhe me çmime më të ulëta, të cilat janë krijuar për të stërvitur muskujt në shtëpi. Megjithatë, shpeshherë, këto pajisje kushtojnë shtrenjtë dhe nuk janë shumë të sigurta. Kështu që është mirë që një instruktor palestre t’ju këshillojë se cila është ajo që ju duhet, transmeton Telegrafi.

Sigurisht duke u bazuar edhe në konstruktin tuaj, moshën dhe hapësirën e shtëpisë. Mos i nënvleftësoni pajisjet “lojë”, si për shembull: topin dhe litarin, të cilat do t’ju ndihmojnë të humbni në peshë. Blini edhe një peshore të teknologjisë së lartë, që të kontrolloni herë pas here arritjet tuaja.


Disa pajisje për t’u dobësuar

Endermologjia është një lloj masazhi i mekanizuar, i cili imiton lëvizjet e gishtave të dorës dhe ka si qëllim të tresë dhjamin me tri lloj veprimesh: anticelulit, forcim dhe relaksim muskujsh.

Elektrostimuluesi, falë elektrodave, u dërgon muskujve impulse elektrike që i kontrakton këta të fundit. Ju nuk do të ndieni as lodhje fizike dhe as lodhje mendore. Përpara se ta përdorni, zgjidhni se cilin muskul dëshironi të stërvitni dhe më pas mos harroni të gjeni edhe programin që ju përshtatet. Poashtu, edhe një rrip mesi që ndihmon në forcimin e muskujve të barkut dhe të vitheve.

Pajisjet si lojë shërbejnë për t’iu kënaqur, por sigurisht edhe për të humbur kalori:

• Rripi i llastikut shërben për të forcuar muskujt dhe mund të përdoret sipas ritmit të gjithsecilit.

• Gymstick-u është një lloj shkopi me fibra hekuri ku secila anë ka disa rripa të hollë llastiku që ndihmojnë në forcimin e muskujve (rreth 300 ushtrime të ndryshme).

• Për të djegur kaloritë përdorni një rreth ose një litar të thjeshtë kërcimi. Me të mund të nxehni trupin për një kohë të shkurtër, të punoni me muskujt e vitheve dhe të siguroni një shtat të bukur.

• Topi. Topi zviceran, me një diametër 55 deri në 85 cm, do të kthehet për ju në një shoqërues të pazëvendësueshëm. Ai do t’iu detyrojë të mbani ekuilibrin dhe të punoni me muskujt e barkut. Gjysmësfera bën që trupi të humbë ekuilibrin, për ta rifituar atë, të gjithë muskujt e trupit fillojnë të punojnë dhe në këtë mënyrë stërviten.

• Fleksibari, një shkop fleksibël që dridhet gjatë çdo lëvizjeje, forcon muskujt e vitheve, të barkut, por edhe të bustit.

Pesha, reflektimi i mirëqenies

Nëse do të peshoheni çdo ditë në një orë të caktuar, do të arrini të ruani një formë të përkryer. Sapo të shikoni një luhatje të vogël, filloni menjëherë mënyrat e thjeshta të dobësimit. Disa peshore janë të programuara që t’ju tregojnë edhe diferencën midis dy herëve të fundit që jeni peshuar. Peshoret e kohëve të fundit mund t’ju japin të dhëna edhe mbi masën trupore, masën dhjamore, peshën e kockave, të ujit dhe të muskujve.

Blini pajisjet e dobësimit

Ja disa vegla për t’u stërvitur: biçikleta, stepleri, tapeti i vrapit, Power plate:

• Biçikleta me frenim magnetik e kohëve të fundit është e njohur për pedalim të rehatshëm dhe pa zhurmë. Sa më i lehtë të jetë timoni, aq më e lehtë do të jetë për t’u stërvitur me këtë biçikletë. Ajo ka shumë programe të ndryshme për humbjen e kalorive, për shpejtësinë, distancën etj., si dhe lojëra të ndryshme të ndërthurura për t’ju rritur motivimin.

• Tapeti i vrapit, i pajisur me amortizatorë, ruan kyçet e këmbëve, ndërsa fuqia e motorit bën që rrotullimi j tapetit të jetë njësh, pa ndërprerje.

• Stepleri me rezervuar uji e bën ngritjen e peshës më të lehtë.

• Power Plate-i ofron një sërë ushtrimesh që mund të zhvillohen në shtëpi, sipas dëshirës së gjithsecilit: ushtrime për të forcuar, shkathtësuar ose relaksuar muskujt. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

A e dini se...
Menaxhoni peshën dhe luftoni infeksionet duke përdorur proteina dhe vitamina

Menaxhoni peshën dhe luftoni infeksionet duke përdorur proteina dhe vitamina

Stil
Horoskopi vjetor 2024 - një kohë e fillimeve dhe mundësive të reja!

Horoskopi vjetor 2024 - një kohë e fillimeve dhe mundësive të reja!

Astrologji
Test psikologjik i Frojdit që ta njihni më mirë veten: Zbuloni brendinë e shpirtit tuaj!

Test psikologjik i Frojdit që ta njihni më mirë veten: Zbuloni brendinë e shpirtit tuaj!

Këshillë javore
Shenjat e horoskopit për të cilët pamja fizike është më e rëndësishme se personaliteti

Shenjat e horoskopit për të cilët pamja fizike është më e rëndësishme se personaliteti

Astrologji
Mënyra se si e bartni çantën tregon një gjë shumë të rëndësishme për ju për të cilën fare nuk jeni të vetëdijshëm

Mënyra se si e bartni çantën tregon një gjë shumë të rëndësishme për ju për të cilën fare nuk jeni të vetëdijshëm

Lifestyle
Kalo në kategori