LAJMI I FUNDIT:

Pal Lekaj thotë se është “Koha për Fillim të Ri”, kërkon votën tuaj!

Pal Lekaj thotë se është “Koha për Fillim të Ri”, kërkon votën tuaj!

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj dhe kandidati i koalicionit PKD-AAK -Nisma për deputet në Kuvendin e Kosovës kërkon besimin e qytetarëve të vendit për mandatin e dytë si deputet.

Lekaj, i cili profesionin e mjekut e vuri në shërbim të luftës së lavdishme si dhe u angazhua fuqishëm në periudhën e pasluftës, kërkon nga qytetarët që të votohet koalicioni “Koha për Fillimin e Ri” dhe numri 16.


Lekaj u lind më ditën e 29 të qershorit 1962 dhe rrjedh nga një familje që dallohej për bujari dhe patriotizëm, një familje që i ishte halë në sy për pushtetin e atëhershëm jugosllav, për qëndrimin e saj kundër politikave shtypëse dhe diskriminuese ndaj shqiptarëve.

Në rrethana të vështira, por me vullnet të jashtëzakonshëm, Pal Lekaj regjistroi fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës, të cilin e kreu me sukses.

Edukata familjare la gjurmë dhe përcaktoi orientimin e tij kombëtar. Shërbimin ndaj kombit e konsideronte obligim të trashëguar nga familja.

Këtë do ta dëshmonte në luftën e fundit në Kosovë, ku profesionin e tij e vuri në shërbim të luftës së lavdishme – për të kuruar plagët e kombit dhe për të trasuar rrugën e familjes në shërbim të atdheut.

Bagazhin e dijës dhe intelektin e vet e shprehu edhe në politikë. Pas luftës, u rreshtua përkrah  Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, një subjekt të cilin e themeloi gjenerali Ramush Haradinaj.

Më 2007, Lekaj fitoj bindshëm për dy mandate besimin e qytetarëve për Kryetar të Komunës se Gjakovës, deri më 2013.

Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2014, Lekaj u rendit ndër deputetët më të votuar të AAK-së për Kuvendin e Kosovës.

I bindur se Kosova po humbte territor me një marrëveshje të cilën Qeveria e Kosovës dhe Mali i Zi e kishin nënshkruar për të definuar kufirin mes dy vendeve, bashkë me deputetët opozitarë, Pal Lekaj e kundërshtoi atë me protesta brenda dhe jashtë Kuvendit.

Pal Lekaj me AAK-në, në legjislaturën e fundit  u angazhua edhe në inicimin e Rezolutës për rrënimin e Murit në Veri dhe pezullimin e dialogut Kosovë-Serbi dhe shumë rezolutave tjera, në mbrojtje të interesit qytetarë dhe shtetëror.

Qytetarë të Kosovës, Pal Lekaj kërkon sërish besimin tuaj.

Votoni koalicionin Koha për Fillimin e Ri, nr.12.

Votoni Pal Lekaj me numër 16.

Vazhdoni besimin në Pal Lekajn. /Telegrafi/