LAJMI I FUNDIT:

Pakistani, vendi ku ndalohet Shën Valentini

Pakistani, vendi ku ndalohet Shën Valentini

Një gjykatë në Islamabad të Pakistanit ka ndaluar festimet për Shën Valentin, në të gjitha vendet publike në këtë shtet.

“Gjykata e Lartë e Islamabadit (IHC), ka urdhëruar që edhe mediat lokale të mos publikojnë asgjë që lidhet me këtë ditë”, ka thënë Abdul Waheed.


Ai ka kërkuar që gjykata të marr vendim kundër promovimit të Shën Valentinit. Majid Bhatti, jurist në këtë gjykatë, ka konfirmuar se vendimi vlen për gjithë Pakistanin.

Shën Valentini shkakton përçarje tek pakistanezët, ndërsa shumë prej tyre citojnë mësimet fetare.

Presidenti i Pakistanit, Mamnoon Hussain, vitin e kaluar urdhëroi njerëzit të mos e festonin Shën Valentinin, duke thënë se nuk është traditë myslimane, por është pjesë e traditës perëndimore. /tvklan.al/