LAJMI I FUNDIT:

Më pak stres nëse flini me personin që doni

Më pak stres nëse flini me personin që doni

Psikologët na kanë treguar me qindra herë se nëse çiftet përqafohen me njëri tjetrin derisa flenë, japin një indikacion ose shenjë të një lidhje dashurie shumë të afërt me besim të ndërsjellë.

Por duket se të flesh e përqafuar me të dashurin është një gjë e mirë për shëndetin, pra ju bën mirë.


Studiuesit në Universitetin e Pittrsburghit sipas hulumtimeve të tyre kanë gjetur së fjetja duke u përqafuar me njeriun që doni ul nivelet e kortizolit ashtu si edhe e zvogëlon hormonin e stresit në gjakun tuaj. Kjo me shumë gjasë ndodh pasi njerëzit ndjejnë siguri derisa flenë kështu. Në të njejtën kohë, ngritja e nivelit të kortizolit në gjak  mund të sjellë depression, sëmundje të zemrës dhe të dobësojë sistemin tuaj imunitar, transmeton Klan Kosova.

Shkencëtarët kanë thënë gjithashtu se të flesh në këtë pozicion ndihmon trupin që të prodhojë oxytocin, që është hormoni i dashurisë që është përgjegjës për gjendjen tuaj emocionale, duke ndihmuar kështu sistemin imunitar dhe  përshpejtimin e metabolizmit tuaj.

Andaj, me gjithë këto arsye, duket se dashuria nuk është vetëm ndjenjë e mirë, por edhe ndjenjë që i bën shëndetit tonë mirë.

Në trend Stil

Më shumë
Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Intimitet dhe Pasion
Fjalimi që e mbani për dasmën e shokut të ngushtë duhet t’i përmbajë tri barsoleta, tri komplimente dhe katër falenderime

Fjalimi që e mbani për dasmën e shokut të ngushtë duhet t’i përmbajë tri barsoleta, tri komplimente dhe katër falenderime

Këshilla Lifestyle
Horoskopi vjetor 2024 - një kohë e fillimeve dhe mundësive të reja!

Horoskopi vjetor 2024 - një kohë e fillimeve dhe mundësive të reja!

Astrologji
Urime të zgjuara për përvjetorët e martesës

Urime të zgjuara për përvjetorët e martesës

Lifestyle
Lista me ushtrimet që djegin më së shumti kalori

Lista me ushtrimet që djegin më së shumti kalori

Aktivitete sportive
Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

A e dini se...
Kalo në kategori