LAJMI I FUNDIT:

Më pak linja të telefonisë fikse

Më pak linja të telefonisë fikse

Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP) ka publikuar raportin “Pasqyrë e Tregut të Komunikimeve Elektronike”, i cili përfshinë ecurinë e indikatorëve kryesorë të tregut për tremujorin e katërtë të vitit 2016 (TM4 – 2016).

Sipas ARKEP-it, numri i linjave aktive të telefonisë fikse edhe në këtë tremujor ka vazhduar trendin rënës. Në këtë periudhë, TM4 2016, është shënuar një ulje e numrit të përdoruesve për 3.58 % krahasuar me tremujorin paraprak përkatësisht një ulje më e ndjeshme prej 12.82 % krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar”, thuhet në raportin e ARKEP-it, raporton RTKlive.

Ngjashëm me numrin e linjave aktive edhe norma e penetrimit të telefonisë fikse në Kosovë vazhdon të tregoj trend negativ. /Telegrafi/