LAJMI I FUNDIT:

Pagë marramendëse për kujdestare fëmijësh, pesë të mëparshmet nuk punuan për këtë arsye (Foto)

Pagë marramendëse për kujdestare fëmijësh, pesë të mëparshmet nuk punuan për këtë arsye (Foto)

Prindërit e dy fëmijëve që jetojnë në një pjesë periferike të Skocisë, po ofrojnë 55 mijë euro në vit për një kujdestare, pasi pesë të mëparshmet kishin lëshuar punën sepse frikësoheshin se në shtëpi ka fantazma.

E interesuara që duhet të kujdeset për vogëlushët pesë dhe shtatëvjeçar, do të ketë dhomën e vet me banjë dhe kuzhinë të vogël, 28 ditë pushim dhe përfitime të ndryshme, transmeton Telegrafi.


Kujdestaret e mëparshme dyshonin se ka fantazma

Por, megjithëse i kishin të gjitha këto lehtësira, pesë kujdestaret e punësuara vetëm këtë vit, lëshuan punën sepse kishin frikë nga ato që besonin të jenë aktivitete paranormale.

“Kurrë nuk kemi parë apo dëgjuar diçka, por ato thoshin se po dëgjojnë gota që thyhen, orendi duke lëvizur dhe klithje të ndryshme”, kanë thënë familjarët në reklamën e postuar në internet.

Hapësira ku do të jetojë kujdestarja e fëmijëve

Ata zotohen se do të bëjnë gjithçka të mundur, vetëm që fëmijët të kenë dikë që kujdeset për ata, sepse kanë obligime të shumta dhe duhet të vazhdojnë punën. /Telegrafi/