0Shares

Paga mesatare mujore në Mal të Zi në janar, duke përjashtuar tatimet dhe kontributet, ishte 511 euro. Sipas Entit për Statistika (MONSTAT) kjo shifër është 0.4 për qind më e lartë në krahasim me muajin e kaluar.

Paga mesatare në janar pa tatime dhe kontribute, në krahasim me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, u rrit me 4.3 për qind, ndërsa në krahasim me fitimin mesatar neto të vitit të kaluar, ishte 2.4 për qind më e lartë.

Në janar, paga mesatare bruto ishte 767 euro.

Ekspertët e statistikave thonë se duke marrë parasysh faktin e rritjes së çmimeve të konsumit, të cilat në muajin janar në krahasim me muajin dhjetor të vitit të kaluar janë rritur për 0.3 për qind, del se fitimi i vërtetë neto në të njëjtën periudhë u rrit me 0.1 për qind.

Për sa U përket sektorëve, rritje e pagave u shënua në sektorin e argëtimit dhe krijimit, komunikimit, shëndetësi dhe mbrojtje sociale, ndërsa rënie pati në administratën publike, bujqësi, peshkim dhe sigurime financiare. /Telegrafi/

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)