LAJMI I FUNDIT:

Pacolli: Vendosni për Rilindjen e Kosovës!

Pacolli: Vendosni për Rilindjen e Kosovës!

Koalicioni AKR-LDK-LD-Alternativa ka mbajtur sot tubimin përmbyllës të fushatës elektorale, ku u dhanë mesazhet e fundit për zgjedhjet e jashtëzakonshme, që do të mbahen të dielën me datë 11 qershor.

Presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, me këtë rast i ftoi qytetarët që këtë të diel të vendosin për kthesën e madhe – Rilindjen e Kosovës.


“Nga data 11 qershor, spektri politik do të ndahet në dysh: ata që do të qeverisin dhe ata që do të shkojnë në shtëpi. Atë ditë Kosova do të ndahet nga korrupsioni, zhvatjet dhe krimi i organizuar dhe do të bashkohet me njerëzit që e duan Kosovën”, ka thënë Presidenti i AKR-së.

Pacolli tha se njerëzit që premtuan vende pune dhe rritje të buxhetit, asnjëherë deri tash nuk kanë ngritur vende pune e as zhvillim ekonomik.

“Vota juaj i jep fund territ në Kosovë”, shtoi ai.

Në fjalën e tij para qytetarëve, kandidati i koalicionit AKR-LDK-LD-Alternativa për kryeministër të Kosovës, Avdullah Hoti, tha se fitorja e këtij koalicioni është fitore e qytetarëve të Kosovës.

“Me këtë fitore ne e çlirojmë të ardhëm e fëmijëve tanë. Republikën mund ta bëjnë vetëm njerëzit e ndershëm dhe atdhetarë”, tha ai.