LAJMI I FUNDIT:

Pacolli: Qeveria ka shantazhuar kompaninë time

Pacolli: Qeveria ka shantazhuar kompaninë time

Presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka akuzuar Qeverinë se nuk po ndihmon në zhvillimin ekonomik të vendit.

“Jo që nuk po ndihmon, por edhe po ndalojnë këtë zhvillim ekonomik, që AKR ka si prioritet”, ka deklaruar Pacolli në në Tribuna Channel.


Ai ka treguar si Qeveria ka shantazhuar kompaninë e tij, duke mos i dhënë hapësirë për prodhim, por ka larguar investitorin.

Pacolli thotë se për këtë ka marr tokë me qira vetëm për të ndihmuar qytetarët e Kosovës dhe të mos largojë investitorë.

Ai duke komentuar shifrat për punësim, thotë se Qeveria nuk ka arritë të sigurojë 40 mijë vende pune e as 25 mijë vende pune.

Ai është deklaruar se gjithmonë do të ndihmojë qytetarët e Kosovës dhe do të jetë krahu i tyre. /GazetaTribuna/