LAJMI I FUNDIT:

Pacolli në turne lobimi në Afrikë

Pacolli në turne lobimi në Afrikë

Në kuadër të angazhimeve shtetërore për lobim, zëvendëskryeministri, Behgjet Pacolli ka filluar edhe një turne lobimi në kontinentin e Afrikës.

Në kuadër të këtij turneu, zëvendëskryeministri Pacolli, sipas agjendës do të vizitojë Guinenë Ekuatoriale, Togon, Republikën Demokratike të Kongos dhe Kamerunin, thuhet në njoftimin e lëshuar nga zyra për Informim e zv.kryeministrit.

Sipas njoftimit, Pacolli do të takohet me krerët më të lartë shtetëror të këtyre shteteve me qëllim të formalizimit të njohjeve për Republikën e Kosovës.


Pasi edhe më herët kishte zhvilluar disa vizita në këto vende, Pacolli pret rezultate konkrete në shtimin e numrit të njohjeve për shtetin e Kosovës nga kontinenti afrikan. /Telegrafi/