LAJMI I FUNDIT:

Pacolli: Koalicioni LDK-AKR, koalicion i shpresës që nuk e zhvatë Kosovën

Pacolli: Koalicioni LDK-AKR, koalicion i shpresës që nuk e zhvatë Kosovën

Kryetari i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli para qindra simpatizantëve në Kamenicë, kërkoi nga qytetarët e Anamoravës që t’i votojnë kandidatët e tyre për deputetë dhe të mos zhgënjehen.

Ai kërkoi që të mos e humbasin shansin pë të pasur një qeverisje të mirë me akademikë dhe njerëz që dinë të qojnë vendin përpara.


“Mos e humbisni shansin kësaj radhe, është shansa që Kosova të ketë një qeverisje dinjitoze, një qeverisje të njerëzve akademikë, një qeverisje të njerëxve të dëshmuar, nje qeverisje të njerëzve që dinë ta qojnë vendin përpara. Dhe një ju garantoj, një qeverisje që do të punojë ekskluzivisht për qytetarët e Kosovës, e asnjë herë për interesat e veta. Ata janë njerëz që do t’iu sherbejnë gjatë gjithë mandatit. Vota juaj është me rëndësi, ditën e zgjedhjeve dilni dhe votoni në mënyrë solemne, konsultohuni me anëtarë tjerë të familjes, ju duhet të votoni koalicionin LDK-AKR dhe numrat e deputtëve që i gjeni në atë listë.

Ju garantoj se ky koalicion dinë ta qojë Kosovën përpara, ky koalicion dinë ta rikthejë Kosovën në binar dhë ky koalicion asnjëherë nuk do ta zhvatë Kosovën, asnjëherë si të tjerët, ky koalicion nuk do të ushtrojë dhunë në Kosovë asnjëherë”, tha Pacolli.

Kreu i AKR-së kërkoi vota edhe për dy kandidatët për deputete, Labinotë Demi dhe Refiqe Tërnava, pasi sipas tij, do t’i japin hijeshinë Kuvendit, sikurse i dha mandatin e kaluar Labinotë Demi me punë dhe profesionalizmin e saj. Votën nga kamenicasit, Pacolli kërkoi edhe për kanidatët tjerë.

Ndërsa, kryetari i AKR-së në Kamenicë, Fatmir Matoshi tha se krahu tjetër, duke aluduar në koalicionin PDK-AAK-Nisma, i kanë bërë dëme të mëdha Kamenicës.

Kandidati i AKR-së për deputetë nga Kamenica Satmifer Kryeziu, kërkoi nga qytetarët e Anamoravës që të bëhen bashkë dhe të mos ia lënë fatin në duar të të tjerëve, por t’i votojnë kandidatët nga ky rajon që të dëgjohet zëri i qytetarëve të kësaj ane në Kuvendin e Kosovës.

“Hajdeni njëherë të bëhemi bashkë dhe të bëhemi të vetëdijshëm që më mos t’ia lëmë fatin tonë në duar të të tjerëve, mos t’i marrim me dorën tonë ta vrajmë edhe të ardhmen tonë dhe të fëmijëve tanë, por të mendojmë njëherë edhe për Komunën e Kamenicës, e cila konsiderohet si zonë qorre. Nuk është Kamenica zorrë qorre, sepse të gjithë e njohin Kamenicën, le t’i marrin hartat dhe t’i shikojnë, le ta shohin kush ka qenë Komuna e Kamenicës, e cila ka shumë pasuri nëntokësore, ka shumë minerale, por këto pushtete nuk kanë pasur përkushtim për Kounën e Kamenicës, por për vendet prej nga vijnë. Por kësaj here kemi rastin të tregojmë se edhe Kamenica mendon për vete”, u shpreh Kryeziu.

Një fjalë përshëndetëse pati edhe nënkryetari i LDK-së në Kamenicë Nexhat Rexha, i cili kërkoi mbështetjen për koalicionin dhe kandidatët e kësaj ane për deputetë të Kosovës.

“Koalicioni LDK-AKR është shpresë për Kosovën, shpresë për Komunën e Kamenicës, shpresë që Komuna e Kamenicës të artikulojë me zërin e tyre në Kuvendin e Kosovës, aty ku fjala e popullit dëgjohet me së miri. Konsideroj se ky koaliicon i natyrshëm ka një bazë të shëndosh numrin një dhe numrin dy. Numri një kandidati për kryeministër Avdullah Hoti dhe numri dy presidenti Behgjet Pacolli, i cili me vizionin e tij ka ditur t’i ofrojë botën dhe Kosovës, zërein e tij prej intelektuali, një gjallëri që i duhet këtij vendi”, theksoi Rexha.

Në fund u prezantuan edhe disa prej kandidatëve të AKR-së për deputetë në Kuvendin e Kosovës, për zgjedhjet e 11 qershorit, raporton KosovaPress.