LAJMI I FUNDIT:

Pacolli: Enver Hasanin do ta denoncoj për gënjeshtra e shpifje

Pacolli: Enver Hasanin do ta denoncoj për gënjeshtra e shpifje

Lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka bërë të ditur se do të denoncojë në Gjykatë ish-kreun e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enever Hasanin.

Pacolli përmes një postimi në Facebook, thotë se denoncimin do ta bëjë në lidhje me deklarimet e Hasanit gjatë një emision televiziv, transmeton Telegrafi.


Postimi i Pacollit:

“E shikova emisionin e Adriatik Kelmendit dhe rastesisht e dëgjova tek përmendet emri im. Enver Hasani, unë neser do të ju dënoncoj për gënjeshtra dhe shpifje me qëllim të dëmtimit të personalitetit tim. O Zot …. kush e ka udhëhequr Gjykatën Kushtetuese të Kosovës!!! Arsyen pse ju e bëni këtë do t’ia tregoni Gjykatës”, ka shkruar Pacolli.

Reagimi i Pacollit vjen pasi Enver Hasani ka thënë se si në një ditëlindje, njerëzit e Pacollit i ishin afruar atij dhe e kishin pyetur për numrin e xhirollogarisë.

“Njerëzit e tij mi kanë ofruar 1 milion euro, përveç kërcënimeve që kam marrë unë dhe familja ime në emër të tij. Në një ditëlindje ku isha i ftuar, në Prishtinë, më afrohet një person dhe më thotë, xhirollogarinë në bankë se kemi fol me një mik timin të përbashkët, nuk është me rëndësi emri, i thashë për çka, tha për me t’i bartë paret, ishte tri katër ditë para se me ndodh vendimi për rastin Pacolli”, ka thënë Hasani. /Telegrafi/