0Shares

Dega e AKR-së në Kamenicë ka organizuar tubim publik me qytetarët. Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka thënë para qytetarëve prezentë se AKR është faktor i stabilitetit politik në Kosovë.

“Sa herë kam ardhur në Kamenicë, e kam ndier veten si në shtëpinë time. Ju e dini, dega e AKR-së në Kamenicë është futur në një proces të brendshëm zgjedhor. Falënderoj mikun tim Fatmir Matoshin, i cili pa kursyer asgjë nga vetja po jep gjithçka për të mirën e qytetarëve të Kamenicës, për të mirën e partisë sonë, e cila synon që një ditë të udhëheq me Kamenicën, sepse është e drejtë e qytetarëve të Kamenicës që të jetojnë dinjitetshëm”, tha Pacolli, transmeton Rajonipress.

Në tubimin me qytetarët e Kamenicës morën pjesë edhe drejtues të lartë të AKR-së, ministra në Qeveri dhe deputetë të Kuvendit nga ky subjekt, të cilët diskutuan me qytetarët për “Vizionin e Presidentit Pacolli për Kamenicën e Re”. /Telegrafi/

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi. Ju lutem lexoni rregullat këtu.

Shfaq Komentet (0)