LAJMI I FUNDIT:

Pa votat e PDK-së, opozita nuk ka fuqi ta rrëzojë Qeverinë

Pa votat e PDK-së, opozita nuk ka fuqi ta rrëzojë Qeverinë

Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka marrë vendim që seanca e jashtëzakonshme ku pritet të votohet për shkarkimin e Qeverisë së Kosovës, të mbahet të mërkurën në orën 10:00.

Kjo është vendosur sot pas dorëzimit të mocionit për rrëzimin e Qeverisë së Kosovës, nga ana e deputetëve të opozitës.


Përveç deputetëve të opozitës, nënshkrimin e këtij mocioni e kanë bërë edhe disa nga deputetët e PDK-së.

Se a do të ketë sukses ky mocion kjo gjë pritet të shihet të mërkurën.

Të mërkurën seanca për “rrëzimin” e Qeverisë
Lexo po ashtu Të mërkurën seanca për “rrëzimin” e Qeverisë

Analistët shprehen se votat e PDK-së janë ato që do ta vendosin suksesin apo mossuksesin e këtij mocioni.

Analisti Imer Mushkolaj, në një prononcim për Telegrafin ka thënë se mocioni do të ketë sukses po që se votohet nga PDK.

“Zyrtarë të kësaj partie e kanë bërë të qartë se janë të interesuar të mos e vazhdojnë më qeverisjen me Isa Mustafën, kështu që mocioni do t’iu shërbejë si mjet për ta çuar vendin në zgjedhje. Pa votat e PDK-së, opozita nuk ka fuqi ta rrëzojë qeverinë”, u shpreh Mushkolaj.

Në anën tjetër analisti Dardan Islami ka theksuar se PDK dëshiron që tërthorazi ta prish koalicionin me LDK-në.

Opozita dorëzoi në Kuvend mocionin për rrëzimin e Qeverisë (Foto)
Lexo po ashtu Opozita dorëzoi në Kuvend mocionin për rrëzimin e Qeverisë (Foto)

“Po shihet qartë skenari të cilin e kemi parë edhe dy herë tjera, ku vet PDK-ja mërzitet nga koalicioni dhe tërthorazi inicion dhe përkrah mocionin. LDK duhet ta kuptoj se këto pra janë rregullat e demokracisë dhe nuk është hera e parë që LDK e gjen veten në këtë pozitë”, tha Islami për Telegrafin.

Ai tutje theksoi se nuk duhet harruar se në sistemin tonë demokratik, kur një qeveri nuk i ka votat, duhet të largohet për të liruar vend.

“Në qershor na mbetet ne që t’i hapim sytë, gjersa subjekteve që të mos i përsërisin gabimet”, u shpreh Islami.

Opozita ka arritur të mbledh 42 nënshkrime, të cilat edhe ia kanë mundësuar asaj thirrjen e seancës e cila u vendos për të mërkurën.

Ndërkaq, për ta rrëzuar Qeverinë nevojiten mbi 61 vota të deputetëve. /Telegrafi/