LAJMI I FUNDIT:

Pa u mbyllur Kosova A s’ka donacione për energji

Pa u mbyllur Kosova A s’ka donacione për energji

Konsorciumi Kosovar i Shoqërisë Civile për Zhvillim të Qëndrueshëm (KOSID) përmes një komunikate për opinionin njoftoi arsyen e vërtetë dhe të vetme të anulimit të konferencës së donatorëve për energji të ripërtëritshme, e cila ka qenë e paraparë të organizohet nga Banka Botërore dhe Komisioni Evropian.

KOSID, thuhet në njoftim, ka siguruar një kopje të letrës zyrtare mbi anulimin e kësaj konference, të dërguar nga Komisioni Evropian (Drejtorati për zgjerim) dhe nga Banka Botërore. Në letër njoftohet kryeministri i vendit që konferenca e paraparë e donatorëve për energji të ripërtërishme shtyhet për shkak të moszbatimit të masave që çojnë në mbylljen e termocentralit “Kosova A”.

Madje në këtë letër kushtëzohet angazhimi i mëtejmë i të dyja institucioneve në sektorin e energjisë, me mbylljen pa asnjë vonesë të TC “Kosova A” .

Në letër janë aneksuar edhe hapat specifikë që Qeveria e vendit duhet të ndërmarrë për të pasur mbështetjen e mëtejme të Komisionit Evropian dhe Bankës Botërore në fushën e energjisë. /Telegrafi/