LAJMI I FUNDIT:

Pa marrëveshje për telekom dhe energjetikë

Pa marrëveshje për telekom dhe energjetikë

Bashkimi Evropian nuk iu ka ofruar zgjidhje të ndërmjetme Kosovës dhe Serbisë në fushën e telekomit dhe energjisë, ndërsa iu lë palëve që vet të zgjidhin dallimet. Ky është epilogu, që qeveria e Kosovës thotë të ketë ngjarë gjatë ditës së parë të negociatave të grupeve punuese për zbatimin e marrëveshjes për normalizimin e raporteve mes dy vendeve.

Zëvendëskryeministrja Edita Tahiri, që udhëheq delegacionin kosovar, tha se procesi i bisedimeve të djeshme ishte “i ngarkuar edhe me pengesa të natyrës politike meqenëse pala serbe angazhohej për zgjidhje me ngjyrime etnike të cilat nuk ishin në pajtim me ligjet e Kosovës dhe parimet evropiane andaj pala e Kosovës nuk u pajtua dhe ato i refuzoi vendosmërisht”.

Sipas një komunikate të Qeverisë, për sa i takon fushës së telekomit, gjatë bisedimeve edhe njëherë u rikonfirmua pajtimi se Serbia nuk do të bëjë pengesa për sa i përket kodit shtetërorë telefonik të Kosovës, dhe Kosova vet do të aplikojë për kodin telefonik pranë Unionit Ndërkombëtar të Telekomunikacionit (ITU) ndërsa Bashkimi Evropian do të ndihmojë këtë proces, nga i cili pritet që njëri nga kodet e mundshme 383 ose 384 t’i ndahet për shfrytëzim Kosovës.


Po ashtu, është rikonfirmuar gatishmëria për bashkëpunim mes dy shteteve për çështjet e roamingut dhe interkonekcionin (ndërveprimin) si dhe që ITU t’ia ndaj Kosovës brezin e sajë frekuencor, si dhe të ketë bashkëpunim ndërshtetëror dhe rajonal rreth Agjendës ndërkombëtare për digjitalizim.

Mospajtime, sipas qeverisë, ka pasur rreth kërkesës së Serbisë për të licencuar në Kosovë një operator të telefonisë mobile, ku pala kosovare kemi bërë të ditur se një kërkesë e tillë nuk është në pajtim me ligjet e Kosovës dhe përmes një procesi të tenderimit ndërkombëtar sipas parimeve evropiane për konkurrencën.

“Ne kemi ofruar zgjidhje në kuadër të mundësive tona ligjore, përmes licencimit të një operatori virtual i cili do të vepronte si nënkontraktor i ndonjërës nga operator mobil në Kosovë”, thuhet në komunikatën e Qeverisë.

Për çështjen e energjisë nuk ka pasur progres të mëtejmë në krahasim më raundin e kaluar, por ajo që vlen të theksohet si rezultati i rëndësishëm, siç thotë qeveria, është zotimi i palës serbe për vendosjen e bashkëpunimit ndërshtetëror, në mes autoritetit të transmisionit të Kosovës KOSTT dhe autoritetit homolog në Serbi, si dhe mos të pengohet rruga e këtij institucioni për tu bërë pjesë e institucioneve evropiane.

Mospajtimet kryesore në energjetikë, kanë të bëjnë me kërkesat e palës serbe që të licencojnë një furnizues të energjisë në Kosovë, e cila është refuzuar nga pala e Kosovës, sepse sipas ligjeve të Kosovës mund të ketë vetëm një furnizues publik legal dhe ai është KEDS-si, dhe se për këtë punë duhet pritur vitin 2015, kur pritet liberalizimi i tregut të energjisë në Evropën Juglindore “atëherë do të krijohen mundësi të reja në këtë drejtim”, thotë qeveria e Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Lajme
Diskriminimi ndaj shqiptarëve në Serbi, Von Cramon dhe eurodeputetët e tjerë shprehin shqetësimin dhe kërkojnë veprime

Diskriminimi ndaj shqiptarëve në Serbi, Von Cramon dhe eurodeputetët e tjerë shprehin shqetësimin dhe kërkojnë veprime

Lugina
Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Lajme
Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Lajme
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Kalo në kategori