LAJMI I FUNDIT:

OVL e UÇK të katër komunave të Dukagjinit: Durimit po i vie fundi

OVL e UÇK të katër komunave të Dukagjinit: Durimit po i vie fundi

Shoqatat e dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga Peja, Deçani, Gjakova dhe Istogu, përmes një komunikate kanë bërë të ditur se durimit të tyre po i vije fundi, ndërsa theksojnë se “që nga ndalimi i Haradinajt në Francë, ne jemi vënë në gjendje gatishmërie”.

“Çdo vendim për Komandantin Ramush Haradinaj, përpos lirimit të tij të pa kusht, është i padrejtë dhe i papranueshëm për ne. Që nga ndalimi i tij në Francë, ne jemi vënë në gjendje gatishmërie. Ne ftojmë të gjithë faktorët vendimmarrës, që të mos provokojnë destabilizim dhe të mos e nënvlerësojnë fuqinë dhe aftësinë tonë për të menaxhuar çdo situatë me të cilën mund të përballemi. Durimit po i vie fundi”, thuhet në komunikatën e OVL UÇK nga katër komunat e Dukagjinit


“Konsiderojmë se vazhdimi i bisedimeve me Serbinë në Bruksel, në situatën në të cilën gjendemi, është gabimi më i madh që qeveria jonë e ka bërë prej pasluftës dhe është fyerja e radhës për Kosovën dhe popullin e saj”.

“Matja e territorit, është një mashtrim i radhës që po e bën Qeveria e Kosovës, për të mbuluar turpin e vet dhe për të legjitimuar demarkacionin me Malin e Zi në versionin aktual. Asnjë mekanizëm që do e legjitimojë dhënien e një pjese të territorit të Kosovës, që veçse është i cunguar, nuk do të pranohet dhe nuk do të lejohet që të gjej zbatim praktik. Të gjithë protagonistët e tentativës për faljen e territorit të Kosovës, do ta bartin vulën e tradhtisë brez pas brezi”, thuhet në komunikatë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pasuria e majme e kreut të Prishtinës – banesa, rezidencë, veturë Tesla e koleksion pikturash milionëshe

Pasuria e majme e kreut të Prishtinës – banesa, rezidencë, veturë Tesla e koleksion pikturash milionëshe

Lajme
Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Lajme
Pasuria e Memli Krasniqit, ai posedon numër të madh të kriptovalutave

Pasuria e Memli Krasniqit, ai posedon numër të madh të kriptovalutave

Lajme
Tri shtëpi në Kosovë, një në Shqipëri dhe një vilë -  kjo është pasuria e Ramush Haradinajt

Tri shtëpi në Kosovë, një në Shqipëri dhe një vilë - kjo është pasuria e Ramush Haradinajt

Lajme
Banesë, depo, parking e kursime në bankë – kjo është pasuria e kryeparlamentarit Konjufca

Banesë, depo, parking e kursime në bankë – kjo është pasuria e kryeparlamentarit Konjufca

Lajme
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Kalo në kategori