LAJMI I FUNDIT:

OVL E UÇK-së proteston kundër EULEX-it

OVL E UÇK-së proteston kundër EULEX-it

Organizata e Veteranëve dhe Luftëtarëve të UÇK-së së bashku me shoqatat e tjera të dala nga lufta do të mbajnë protestë të premten, për të kundërshtuar kështu edhe njëherë arrestimin e Fatmir Limajt e të bashkëluftëtarëve të tjerë në rastin “Kleçka”.

Kryetari i kësaj organizate, Muharrem Xhemajli tha se protesta do të jetë paqësore dhe do të mbahet para objektit të EULEX-it. Ai edhe një herë arrestimin e ish-bashkëluftëtarëve e ka quajtur të montuar politikisht, duke thënë se EULEX-i e ka huq misionin e tij në Kosovë.

OVL e UÇK-së i bën thirrje këtij misioni që të distancohet nga përpjekjet për të njollosur luftën e drejtë të UÇK-së dhe të tërhiqet nga akuzat që, sipas tyre, ato kanë marrë përgjigje nga Tribunali i Hagës.


Ata e kanë akuzuar EULEX-in se nuk po bën asgjë në veriun e vendit, prandaj po mundohet ta arsyetojë praninë në Kosovë me arrestime të tilla. /Telegrafi/