LAJMI I FUNDIT:

OVL e UÇK kërkesë Kuvendit për rishqyrtimin e ligjit për Gjykatën Speciale

OVL e UÇK kërkesë Kuvendit për rishqyrtimin e ligjit për Gjykatën Speciale

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përmes një njoftimi për media kanë bërë të ditur se kanë kundërshtuar miratimin e Gjykatës Speciale.

“Ne si Organizatë e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke pasur parasysh dështimet e drejtësisë së UNMIK-ut dhe EULEX-it, kemi kundërshtuar miratimin e Gjykatës Speciale, sepse e kemi konsideruar edhe këtë të dëmshme për vendin tonë. Për këtë arsye kemi kërkuar krijimin e një gjykate vendore, e cila do të merrej me të gjitha krimet e kryera në Kosovë gjatë kohës së luftës”, thuhet në njoftim.

Më tej në njoftim thuhet se “meqenëse kjo gjykatë është e miratuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, përsëri e kundërshtojmë për shkak se është e njëanshme dhe ndjek e gjykon vetëm njërën palë apo UÇK-në, ndërsa Serbia dhe serbët që kanë kryer krime deri në gjenocid, amnistohen. Prandaj e bëjmë këtë: Kërkesë

Kërkojmë nga Kryesia e Kuvendit të Kosovës, që në seancën e thirrur për të mërkurën me 8 mars 2017 ora 10:oo, të procedoj si pikë të rendit të ditës rishqyrtimin e ligjit për gjykatën speciale”, thuhet në njoftim./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Lajme
Kalo në kategori