LAJMI I FUNDIT:

Osteoporoza e përcaktuar nga gjenet?

Osteoporoza e përcaktuar nga gjenet?

Gjenet mund të ndikojnë në dendësimin mineral të eshtrave dhe rrezikun e osteoporozës.

Shkencëtarët kanë gjetur një gjen, i cili mund të ndikojë në zhvillimin e osteoporozës. Ky gjen quhet DARC gjeni. Ai krijon që proteinë që ndihmon zbërthimin e eshtrave. Disa variacione të gjenit DARC rritin prodhimin e kësaj proteine, që ka efekt të fundit uljen e densitetit të mineraleve në eshtra.

Studimet e DARC gjenit janë bërë në minj. Shkencëtarët thonë se këto të arritura mund të çojnë në trajtime të reja për osteoporozën.

Në osteoporozë, kockat bëhen tepër të dobëta dhe duke rritur rrezikun për fraktura. Dendësia e ulët e mineraleve në eshtra mund të çojë në paraqitjen e saj. Gjenetika dhe faktorët tjerë (përfshirë vitet, gjinia, ushqimi dhe mënyra të jetuarit) ndikojnë në rrezikun e osteoporozës.

Shkencëtarët kërkojnë me ngulm gjenet që lidhen me osteoporozën. Një ekip nga Universiteti i Kalifornisë kanë studiuar gjenin DARC dhe dendësinë e mineraleve të eshtrave në minjtë femra. Hulumtuesit kanë matur dendësinë minerale të eshtrave në femurin (kockë e këmbës) e miut. Disa prej minjve kanë pasur dendësi të ulët të mineraleve. Ata minj kishin një strukturë tjetër të ADN-së në gjenin DARC, dhe më shumë eshtra të shkatërruar, krahasuar me minjtë tjerë.

Ata po ashtu studiuan minj femra me DARC gjen të mangët. Këta minj kishin dendësi të lartë mineralesh në eshtra dhe më pak eshtra të shkatërruara se sa minjtë me gjenin DARC. Hulumtuesit erdhën në konkludim se variacione të caktuara të gjenit DARC mund të ndikojnë në dendësimin mineral të eshtrave.

“Nëse gjetjet tona që shfrytëzuan modelin e miut konfirmohen tek njerëzit, atëherë ne mund të jemi në gjendje të zhvillojmë terapi e cila bazohen në inhibimin e funksionit të gjenit DARC”, kanë thënë studiuesit.

Sidoqoftë, këto të arritura nuk sigurojnë se gjeni DARC është i vetmi gjen që mund të ketë ndikim në osteoporozë. Në fakt, më shumë gjene ka mundësi të ndikojnë në masën eshtërore, siç njoftojnë ata. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Shëndetësi
Kalo në kategori