LAJMI I FUNDIT:

Osmani realizoi takime me ambasadoren Tejada dhe Staffansson, shprehet i kënaqur nga bashkëpunimi i të dy vendeve (Foto)

Osmani realizoi takime me ambasadoren Tejada dhe Staffansson, shprehet i kënaqur nga bashkëpunimi i të dy vendeve (Foto)

Sot Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Bujar Osmani realizoi dy takime të ndara me Ambasadorin e Mbretërisë së Suedisë dhe Ambasadoren e Zvicrës, njofton Telegrafi Maqedoni.

Në takimi me Ambasadoren e Zvicrës, Sibil Suter Teada, u diskutua bashkëpunimi i vazhdueshëm mes dy vendeve. Zëvendëskryeministri Osmani theksoi se është e rëndësisë së veçantë që Maqedonia mbetet njëra prej vendeve prioritare për fitimin e ndihmës Zvicerane. Strategjia e re e Qeverisë Zvicerane për Maqedoninë për periudhën 2017-2020 si që theksoi edhe Zëvendëskryeministri Osmani, paraqet vlerë shtesë në procesin reformues sepse parasheh mbështetje në fusha kyçe si që janë demokracia, punësimi, zhvillimi ekonomik, infrastruktura dhe ambienti jetësor.

Takimi i dytë i Zëvendëskryeministrit Osmani u realizua me Ambasadorin e Mbretërisë Suedeze, Mats Staffansson. Ai theksoi kënaqësi nga bashkëpunimi i deritanishëm mes dy vendeve në procesin euro-integrues. Osmani iu falënderua mbështetjes të Suedisë për Maqedoninë, si vend kandidat për anëtarësim në BE, përmes programeve të ndryshme. Suedia, kishte ndikim të madh lidhur me marrjen e rekomandimit të Maqedonisë për fillimin e bisedimeve për aderim gjatë kryesimit të saj me Këshillin e BE-së, si dhe marrjen e liberalizimit të vizave.

Në takime, Zëvendëskryeministri Osmani informoj ambasadorët lidhur me takimet e fundit në Bruksel dhe vendet fqinje, të cilat u realizuan në drejtim të ç ‘frenimit të procesit të përgjithshëm euro- integrues të Maqedonisë. Ai iu referua edhe Planit 3-6-9, duke theksuar se tani më ekziston konsensus për përmbajtjen, ndërkaq zbatimi i Planit është në fazën e realizimit.

Ai konfirmoi për ambasadorët se Plani ka mbështetje të plotë edhe nga opinioni si dhe nga institucionet e pavarura që duhet ta zbatojnë, por edhe që pret të krijohet konsensus politik, respektivisht plani të fitoj mbështetjen edhe të opozitës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

Lajme
Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Lajme
Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Kalo në kategori