LAJMI I FUNDIT:

Osmani: Mes institucioneve dhe kredibilitetit të tyre ende ka një hendek

Osmani: Mes institucioneve dhe kredibilitetit të tyre ende ka një hendek

Auditori i Përgjithshëm, Besnik Osmani, ka thënë në Ora e Fundit në Klan Kosova se në raportimin e audtimit që kanë bërë për këtë vit, kanë parë se ende e ka një hendek për të arritur tek institucionet e qëndrueshme në Kosovë.

Ai njoftoi se kanë dhënë mbi 1000 rekomandime për institucionet e Kosovës, diçka që e bëjnë për çdo vit, porse jo gjithmonë u merren parasysh ato.

“Ne kemi hartuar 91 raporte të pasqyrave individuale për institucionet. Po ashtu raporti vjetor i auditorit të përgjithshëm që bëhet me rekomandime. Por, kemi ende një hendek për institucione kredibile dhe të qëndrueshme”, pohoi Osmani.

“Janë mbi 1000 rekomandime që u kemi dhënë institucioneve, disa prej tyre me prioritet të lartë, të cilat nga pamja audituese janë më të rrezikshme. Ka shumë probleme që nuk janë në praktika të mira të kontabilitetit”.

Sipas Osmanit, “ngecjet kryesisht janë në fazën e implementimit të rekomandimeve tona nga institucionet”.

“Por, të gjitha rekomandimet që nuk merren parasyesh ne i përcjellim edhe në raportet e viti tjetër”.

Ai ka treguar se rekomandimet e tyre, vijën pas të gjeturave edhe në nivelin lokal edhe në atë qendror, ndërsa ka refuzuara të flasë rreth asaj se cili institucion ka më shumë probleme.

“Të gjeturat janë edhe në institucionet lokale edhe ato qendrore. Ato që shpenzojnë më shumë paranë publike ato rrezikojnë që të mos kenë qeverisje të mirë”.

Ndërsa, sipas Osmanit “lëshimet tek fusha e Prokurimit Publik janë më të mëdha”.

“Pastaj edhe te sistemi i pagave”.

“Nuk ka pasur proces shumë transparent për pesonat e angazhuar me kontratë në vepër. Po ashtu burimet e financimit për këtë kategori janë të paqarta”.

Krejt në fund Osmani ka treguar edhe disa komuna për të cilat ka një opinion pa vërejtje.

“Janë komunat e Podujevës, Hanit të Elezit, Shtimes dhe disa të tjera që kanë opinion të pastër”. /KlanKosova/Telegrafi/