LAJMI I FUNDIT:

Osmani: Behgjet Pacolli më propozoi për kryeministre (Video)

Osmani: Behgjet Pacolli më propozoi për kryeministre (Video)

Anëtarja e LDK-së Vjosa Osmani ka thënë se ishte kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ai i cili e kishte propozuar atë që të nominohej prej kryeministres dhe i ishte treguar i gatshëm për t’ia liruar numrin dy në listën e koalicionit LDK-AKR-Alternativa.

“Është e vërtet që Z. Pacolli më ka propozuar për kryeministre, po ashtu më vonë ai ka propozuar edhe numrin 2 në listën për deputetë”, ka thënë Osmani në emisionin “komitet”.


Vjosa Osmanit u rendit e 81-ta në listën ku u tha se mund të mos ishte fare për shkak të kundërthënieve me kreun e LDK’së, Isa Mustafën. Ajo thotë se kishte pasur zyrtarë të partive të tjera të koalicionit që i kishin ofruar vendet e tyre për Vjosën.