LAJMI I FUNDIT:

OSBE/ODIHR publikon raportin përfundimtar për zgjedhjet e 11 dhjetorit në Maqedoni

OSBE/ODIHR publikon raportin përfundimtar për zgjedhjet e 11 dhjetorit në Maqedoni

OSBE/ODIHR ka publikuar raportin përfundimtarë për zgjedhjet e mbajtura më 11 dhjetori në Maqedoni, në të cilin thuhet se duhen disa ndryshime për proces zgjedhor stabil, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Partitë në përgjithësi, kanë mundësi për prezantim të lirë në fushata, porositet që qeveria dhe partitë politike të marrin hapa konkret që të mos bëhet presion mbi të punësuarit në administratën publike, aktivistët politike dhe të tjerët që ndjekin ngjaret dhe votimet. Pohimet për presion duhet të hetohet prej themeli”, theksojnë nga OSBE/ODIHR.

Ndërsa për KSHZ-në, rekomandojnë që të gjitha seancat t’i mbajnë në mënyrë publike dhe transparente, ndërsa ankesat t’i rishikojnë pa pozicione partiake.

Në këtë raport gjithashtu ka vërejtje për partinë në pushtet OBRM-PDUKM, për të cilën thonë se ka pasur fushatë me retorikë negative.

“Koalicioni i udhëhequr nga OBRM-PDUKM-ja ka përdorur mesazhe nacionaliste dhe akuzoi koalicionin e udhëhequr nga LSDM-ja se dëshiron të dobësojë identitetin kombëtarë maqedonas, duke thënë se zgjedhjet janë referendum për Maqedoninë. LSDM-ja ka akuzuar OBRM-PDUKM-në për krime dhe korrupsion”, thuhet më tej në raport.

Ndërsa në lidhje me fushatën tek partitë shqiptare, thuhet se në mediat sociale janë publikuar biseda të përgjuara të zyrtarëve të BDI-së, por ato kanë qenë të adresuara vetëm për shqiptarët.

Në raportin e OSBE/ODIHR gjithashtu përmendet mungesa e debatit ndërmjet liderëve politik./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Kalo në kategori