LAJMI I FUNDIT:

Oriz, patate, grurë dhe sojë – bimët e para që do kultivohen në Mars

Oriz, patate, grurë dhe sojë – bimët e para që do kultivohen në Mars

Kultivimi i orizit, sojës, patateve dhe grurit do të ushqejnë kolonizuesit e parë të Marsit. Këto bimë janë zgjedhur për shkak të përbërësve të tyre të lartë të proteinave dhe karbohidrateve shumë të rëndësishme për ushqimin e njeriut. Ato duhet të rriten me teknika kultivimi që marrin parasysh kushte mjedisore ekstreme, duke arritur të shfrytëzojnë edhe jashtëqitjen e astronautëve, që do të përpunohet dhe do të krijojë një ekosistem të mbyllur dhe krejtësisht të vetëmjaftueshëm.

Këtë skenar e ka skicuar Stefania De Pascale, profesoreshë në kopshtari në Universitetin Federico II në Napoli, që prej vitesh bashkëpunon me Agjencinë Hapësinore Italiane (ASI) dhe Agjencinë Hapësinore Evropiane (ESA) për të përcaktuar se cila do të jetë bujqësia jashtëtokësore e së ardhmes.


“Kultivimi i këtyre bimëve do të ketë një funksion të dyfishtë. Dhënien e ushqimit dhe rigjenerimin e jarin dhe ujit nëpër koloni”, shpjegon De Pascale.

“Falë projektit evropian ‘Melissa’, po punojmë prej vitesh për të seleksionuar bimët më të përshtatshme, për përshtatjen e teknikave të kultivimit dhe zhvillimin e metodave të korrjes dhe konservimit të produkteve”, thekson ajo. Në fakt teknikat e kultivimit do të jenë më të ngjashme me ato në tokë sepse në Mars ka gravitet, ndonëse është sa 40 për qind e asaj tokësore.

Ajo që do të mungojë do të jetë terreni i përshtatshëm për mbjellje. Me shumë mundësi sipërfaqja marsiane që është e pasur me pluhur meteorësh që mund të pasurohet me mbetje organike, pra mbetje ushqimore apo nga vetë kultivimi, por edhe jashtëqitje njerëzore e përpunuar, sikurse kemi parë në filmin “The Martian”.

Por, teknika në të cilën studiuesit janë përqendruar më shumë janë kultivimet idroponike, kultivim i bimëve në një substrat neutral dhe inert (si rërë, kokrriza argjile, lesh prej guri etj) duke e pasuruar me elemente ushqyese. Në disa raste, si ai i sojës, këto teknika kanë treguar se mund të sjellin një përmirësim të prodhimit dhe të sasisë në raport me kultivimin në fusha.

Në trend Botë

Më shumë
Si shtetet arabe 'e ndihmuan befas Izraelin të zmbrapsë sulmin e Iranit'

Si shtetet arabe 'e ndihmuan befas Izraelin të zmbrapsë sulmin e Iranit'

Botë
Aeroplanët luftarakë amerikanë do të qëndrojnë në Lindjen e Mesme - sulmi i Iranit ndaj Izraelit, të gjitha zhvillimet, minutë pas minute

Aeroplanët luftarakë amerikanë do të qëndrojnë në Lindjen e Mesme - sulmi i Iranit ndaj Izraelit, të gjitha zhvillimet, minutë pas minute

Botë
SHBA me mesazh të qartë për Izraelin, nëse Tel Avivi vendos për një “kundërofensivë” kundër Iranit

SHBA me mesazh të qartë për Izraelin, nëse Tel Avivi vendos për një “kundërofensivë” kundër Iranit

Botë
Po trajtohet si

Po trajtohet si "akt terrorist" – detaje dhe pamje të tjera rreth ngjarjes ku peshkopi dhe besimtarët u sulmuan me thikë në një kishë në Sidnei

Australia
Bomba dhe viruse: Historia e 'sulmeve të Izraelit' në tokën iraniane

Bomba dhe viruse: Historia e 'sulmeve të Izraelit' në tokën iraniane

Botë
Turqia ka një mesazh për Iranin

Turqia ka një mesazh për Iranin

Botë
Kalo në kategori