LAJMI I FUNDIT:

Origjina e turistëve që shkojnë në Shqipëri, 1.3 milion nga Kosova (Dokument)

Origjina e turistëve që shkojnë në Shqipëri, 1.3 milion nga Kosova (Dokument)

Në artikujt e ndryshëm vlerësohet jo vetëm potenciali turistik që paraqet Shqipëria por gjithashtu edhe raporti kosto/cilësi. Vitet e fundit, në Shqipëri është shënuar një rritje e numrit të turistëve nga disa prej tregjeve të synuara europiane dhe botërore. Referuar të dhënave zyrtare të publikuara nga INSTAT dhe nga ministria e Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit, gjatë sezonit veror të kaluar, numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në Shqipëri ka shënuar një rritje thuajse me 20 % krahasuar me sezonin e vitit paraardhës.

Gjatë Sezonit Turistik Veror (Qershor – Gusht) 2015 në vendin tonë kanë hyrë në total 2.009.000 shtetas të huaj. Ndërsa gjatë Sezonit Turistik Veror (Qershor – Gusht) 2016 në vendin tonë kanë hyrë në total 2.376.000 shtetas të huaj.


Gjatë sezonit të kaluar numri më i madh i vizitorëve, ashtu si në vitin paraardhës (2015) ka qënë nga Kosova, ndjekur më pas nga tregjet e tjera kombëtare si Maqedonia, Mali i Zi, Greqia, etj. Ndërkohë, nëse i referohemi tregjeve të tjera, rezulton një numër të lartë të vizitorëve nga Anglia, Polonia, Gjermania, Franca, Suedia, raporton “SCAN”.

Gjatë sezonit veror të kaluar ka patur një rritje të numrit të vizitorëve ku përmenden rritja me 111% e vizitorëve ukrainas, rritja me 63% e vizitorëve suedezë, rritja me 42% e vizitorëve bullgarë, rritja me 33% e vizitorëve norvegjezë, rritja me 30% e vizitorëve polakë dhe rritja me 22% e vizitorëve kroatë.

Në tabelën e mëposhtme renditen 15 vendet me numrin më të lartë të vizitorëve në Shqipëri për sezonin veror të kaluar:

Vitet e fundit, zyrtarët shqiptarë kanë deklaruar vendosmërinë për të ndryshuar gjeografinë e turizmit duke tentuar tërheqjen e tregjeve të reja të turistëve. Mbetet për t’u analizuar në fund të këtij sezoni turistik nëse Shqipëria do të vijojë tendencën e viteve të fundit të tërheqjes së turistëve nga vendet e përtej rajonit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

Kronika e Zezë
Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Drejtësi
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori