LAJMI I FUNDIT:

Organizohet “Wiki Academy Kosovo”, nga 22-24 shkurt

Organizohet “Wiki Academy Kosovo”, nga 22-24 shkurt

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës, në bashkëpunim me partnerët, Ambasadën e Britanisë së Madhe, Ambasadën Mbretërore të Norvegjisë, Këshillin Britanik, Fondacionin IPKO dhe organizatën kosovare FLOSSK do të organizojnë garën “Wiki Academy Kosovo”.

Petrit Selimi, zëvendësministër i Jashtëm deklaroi se Ministria e Jashtme tash e disa muaj po organizon aktivitete inovative që synojnë që hap pas hapi të krijojnë një narracion më të saktë dhe më pozitiv të Kosovës.

“Tash e shumë vite ishim viktima të propagandës së egër dhe duhet zhvilluar mjetet me të cilat kjo propagandë të zhbëhet, përfshirë angazhimin aktiv dhe të vazhdueshëm online”, ka thënë Selimi.

Teresa Crawford dhe Kushtrim Xhakli anëtarë të bordit të IPKO Fondacionit deklaruan se qëllimi i “Wiki Academy Kosovo” është përmirësimi i cilësisë dhe sasisë së përmbajtjes online për Kosovën me qëllim të përfaqësimit më të mirë të Kosovës në internet.

“Akademia do të sjellë së bashku qytetarë aktivë online dhe ekspertë e historianë për të shkruar artikuj dhe siguruar foto me cilësi të lartë rreth Kosovës në Enciklopedinë Wikipedia në kategori të tilla si, trashëgimia kulturore, çështjet sociale, gjeografia, institucionet, ekonomia dhe turizmi. Wikipedia është ndër 10 faqet më të vizituara në internet dhe praktikisht burimi i parë i informacionit për këdo të interesuar në ndonjë temë të panjohur”, ka thënë Crawford.

Gjatë “Wiki Academy Kosovo”, pjesëmarrësit do të takojnë mentor të Wikipedias dhe ekspertë të hulumtimit nga jashtë dhe brenda Kosovës, të mësojnë aftësi të vlefshme të hulumtimit dhe hartimit, si dhe të takojnë të tjerët të interesuar në përmirësimin e reputacionit të Kosovës jashtë vendit.

Për kontribuuesit e artikujve apo fotove më të mira apo kontributet e përgjithshme që përmbushin kriteret profesionale dhe kualitative dhe që mbesin si pjesë integrale e Wikipedia-s do të ndahen shpërblime në shumën prej 10.000 euro.

Aktivitetet qendrore të “Wiki Academy Kosovo” do të zhvillohen nga data 22-24 shkurt 2013, në objektin e Fakultetit të Edukimit, Universiteti i Prishtinës.

Gjatë muajit janar do të organizohen prezantime të detajuara rreth projektit dhe mënyrës së aplikimit në disa universitete dhe shkolla të mesme të Kosovës.

Ky projekt është iniciuar në kuadër të Strategjisë së Diplomacisë Digjitale të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës. Së fundi, revista turke “Yeni Diplomasi”, përzgjodhi Strategjinë për Diplomacinë Digjitale të Kosovës ndër më të mirat në Evropë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
PDK voton kryesinë e re të partisë - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re të partisë - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Pakënaqësi me Ligjin e pagave, Jasharaj paralajmëron protestë më 1 maj - nuk e përjashton mundësinë e grevës

Pakënaqësi me Ligjin e pagave, Jasharaj paralajmëron protestë më 1 maj - nuk e përjashton mundësinë e grevës

Elfije Boletini
Bedri Hamza i emëruari i PDK-së për kryeministër – kush mund të jenë kandidatët tjerë të partive politike?

Bedri Hamza i emëruari i PDK-së për kryeministër – kush mund të jenë kandidatët tjerë të partive politike?

Jehona Hulaj
Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Kronika e Zezë
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori