0Shares

Shoqata e Shkrimtarëve “Oeneum” e organizon Festivalin Ballkanik Poetik “Pranvera Poetike Tetovare”, 2017, me ç’rast i fton për pjesëmarrje dashamirët e fjalës artistike: artdashës, intelektualë, studentë…!, njofton Telegrafi Maqedoni.

Në programine festivalit janë paraparë promovime librash poetik, pastaj nënshkrime memorandumesh bashkëpunimi ndërmjet disa shoqatave, ekspozitë artistike, interpretim poezishë.

Manifestimi poetik ka karakter garues dhe do të jepen çmimet ”Oeneumi I” dhe ”Oeneumi II”, si edhe çmimi special ”Rexhep Voka”.

Pjesëmarrësit vijnë nga disa vende të rajonit, si nga Turqia, Greqia, Bullgaria, Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Vojvodina dhe Lugina e Preshevës. Aktiviteti mbahet të premten dhe të shtunën në Pallatin e Kulturës në Tetovë./Telegrafi/

Të Ngjajshme

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi. Ju lutem lexoni rregullat këtu.

Shfaq Komentet (0)