LAJMI I FUNDIT:

Organizohet BarCamp Gjakova

Organizohet BarCamp Gjakova

Këtë të Shtunë, me 13 prill, nga ora 17:30, vjen në Gjakovë për here të parë një prej aktiviteteve më të pëlqyera nga komuniteti, që do të sjellë folës me një eksperiencë të gjerë dhe do të grumbulloj të rinj, student, të posadiplomuar e të tillë që punojnë brenda e jashtë Gjakovës, për të dëgjuar, diskutuar e ngjallur komunitetin lokal të kësaj komune përmes BarCamp.

Gemb Xërxa, i diplomuar në Fakultetin e Arteve Figurative në Prishtinë dhe një aktivist i njohur i artit me disa ekspozita personale, kolektive dhe projekte artistike, është folësi i parë në Barcamp’in e Gjakovës, që në mes tjerash do të tregoj edhe për qëllimet e tija për të hapur një Galeri në këtë qytet dhe për të hapur edhe një Muze të Arteve Figurative. Gembi pritet të tregoj për eksperiencën e tij personale derisa ka arritur në këtë faze ku është por do të tregoj edhe për arsyet se pse po lufton për të sjellë më shumë kulturë në qytetin ku jeton.

Si të përpilohen strategjitë për zhvillim professional në IT dhe si të bëhen përgaditjet për karrierë të suksesshme, do të trajtohen në prezantimin e radhës nga Hekuran Doli, që do të flas edhe mbi edukimin formal, jo-formal dhe mbi trikat që duhet pasur parasysh për të avancuar në karrierë. Doli, që është duke përfunduar studimet Master në Universitetin e Liverpolit, dhe që ka një eksperiencë të gjerë në fushën e IT’s, do të flas edhe për komunitetet aktive të cilat luajnë rol të rëndësishëm në avancimin e një komuniteti.


Lista e folësve do të përmbyllet me Fleta Barakun,magjistre e dizajnit grafik, profesoreshë e Artit dhe Menaxhere e Projekteve në Qendrën për Arsim dhe Këshillim Profesional “Gjon Nikollë Kazazi” http://www.qakp-gjnk.com/index.aspx?SID=1&LID=2&ALID=1&PHID=16 në Gjakovë nga viti 2010, freelance në dizajn grafik dhe Koordinatore për Projekte Ndërkombëtare në OJQ-në “Twelve”. Fleta do të flas mbi eksperiencën në aktivitete të ndryshme rinore dhe pjesëmarrjen në trajnime ndërkombëtare, dhe pëveç kësaj ajo do të tregoi sesi me organizatën “Twelve” ajo ka arritur të krijoj një rrjetë të të rinjëve në Kosovë, të cilët përfitojnë eksperienca të ndryshme dhe mundësi e përvoja jetësore.

Del House http://www.facebook.com/del.house.7?fref=ts është vendi ku do të mbahet edicioni i parë i Barcamp dhe ku pjesëmarrësit do të kenë rastin të ndihen rehat dhe të diskutojnë me të pranishmit, ndërsa sponzori general IPKO Foundation, pret që në mesin e audiencës të ketë edhe të interesuar që do të jenë të gatshëm për të vazhduar organizimin e BarCamp’eve të radhës në këtë qytet.

Sponzor medial të Barcamp janë Telegrafi.com dhe Digjitale.com, ndërsa duhet theksuar se për ata që arrijnë me kohë do të ketë pije falas. Ngjarja mund të përcillet edhe në rrjetet sociale https://www.facebook.com/events/148754641968142/, ndërsa në Twitter kërkoni me hashtag #bcprn.