LAJMI I FUNDIT:

Me orët e Vala-s, mund ta dini në çdo kohë se ku i keni fëmijët

Me orët e Vala-s, mund ta dini në çdo kohë se ku i keni fëmijët

A doni të dini se ku e keni fëmijën tuaj në çdo kohë? Apo t’i jepni porosinë edhe kur është në klasë, pa e penguar procesin e mësimit dhe pa e shqetësuar vetë fëmijët, apo të merrni njoftimin që fëmija ka dalë jashtë oborrit të shkollës automatikisht, ndërkohë që orët e mësimit vazhdojnë?!

Këto dhe shumë cilësi të tjera që bart ora e mençur e Telekomit të Kosovës, “Vala Kids”, u promovuan nga Drejtori Menaxhues i Telekomit të Kosovës, Agron Mustafa së bashku me tre artistët e grupit “Stupcat”, Mensuri, Vedati, Osmani dhe vetë pronari i ASK, gjatë një prezantimi të këtyre orëve para nxënësëve të kësaj shkolle.


“Të gjithë ne kemi qenë fëmijë dhe e dimë që brenga kryesore e prindërve tanë ka qenë ta dinin se ku ishim kur vonoheshim për kohë të gjatë. Atëherë mundësitë ishin shumë të vogla për të na gjetur, por sot teknologjia ka ndryshuar. Ndonjëherë hanim flakaresha për vonesat. Por tani, unë kam në dorë orët e mençura që po i quajmë ‘Vala Kids’, të cilat na mundësojnë që ta dimë në çdo moment ku ndodhen fëmijët tanë. E gjithë kjo kundrejt një shume modeste mujore”, tha para nxënësve të kësaj shkolle, Drejtori Menaxhues i Telekomit të Kosovës, Agron Mustafa.

Sipas tij, ora ‘Vala Kids’ ka shumë cilësi të cilët i hynë në punë si prindërve ashtu edhe fëmijëve dhe është produkti më inovativ i Telekomit të Kosovës.

“Përveç faktit që e dini në çdo moment se ku është fëmija, ora lejon komunikim telefonik dhe me SMS me numrat, të cilët vetëm prindëritt lejojnë të bisedohet. Gjithashtu përcaktohen zonat e sigurisë dhe prindi merr njoftim automatik për daljen nga zona të fëmijës. Gjithashtu, numëron edhe hapat që ka ecur fëmija gjatë ditës dhe shumë e shumë të mira tjera, të cilët ne si fëmijë nuk i kemi gëzuar më parë”, theksoi Drejtori Menaxhues i TK-së, Agron Mustafa.

Drejtori i ASK, Shkollës Amerikane të Kosovës, Ardian Hoxha, u shpreh i impresionuar me karakteristikat e veçanta të kësaj ore, veçmas në këtë kohë kur siguria e fëmijëve është një shqetësim parësor për prindërit.

“Të gjithë e dimë sesa e rëndësishme është siguria e fëmijëve tanë duke pasur parasysh se prindërit duan të dinë gjatë gjithë kohës vendndodhjen e tyre. Ne si shkollë kemi shërbim aktiv dhe i njoftojmë nxënësit, por me teknologjinë e ofruar nga Vala, puna jonë do të jetë edhe më e lehtë”, pohoi Hoxha.

Anëtari i grupit “Stupcat”, Mensur Safqiu pranoi se ky produkt i ri i dizajnuar nga Vala, është një domosdoshmëri e kohës.

“Një orë e tillë, kostoja e së cilës është e papërfillshme karshi brengës prindërore, krijon edhe siguri dhe rehati për fëmijët. Si e tillë një orë e vendosur në dorën e çdo fëmije, është pothuajse e pashmangshme, sepse është një lloj ombrellë prindërore për fëmijët”, u shpreh Safqiu në praninë e nxënësëve të kësaj shkolle.

Nxënësit e pranishëm gjithashtu u argëtuan nga prezenca e Vedatit dhe Osmanit, të cilët njihen nga fëmijët në rolin e Fugës, tetës Gjyli, etj.

Për të gjithë ata prindër, nxënës, fëmijë, që janë të interesuar për këtë produkt/shërbim, duhet të vizitojnë njërën nga pikat më të afërta të shitjes të Telekomit të Kosovës/Valës. /Telegrafi/