LAJMI I FUNDIT:

ORCA: Parregullsi të shumta në zgjedhjen e profesorëve në UP

ORCA: Parregullsi të shumta në zgjedhjen e profesorëve në UP

Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA) ka bërë të ditur se procesi i avancimeve të profesorëve në Universitetin e Prishtinës po karakterizohet me parregullsi të natyrave të ndryshme.

Deri tash ORCA ka shqyrtuar 49 kandidatë për “Profesor Asistent” të cilët janë rekomanduar për këtë pozitë nga komisionet vlerësuese.


Nga këta 49 kandidatë, 28 të rekomanduar pozitivisht sipas komisioneve vlerësuese, ORCA konsideron se i përmbushin kriteret e punimeve në revista shkencore ndërkombëtare sipas nenit 177 të Statutit të UP-së dhe konsideron se rekomandimet e komisioneve janë të sakta.

Mirëpo në 21 raste apo 42% të të rekomanduarve pozitivisht, ORCAkonsideron se nuk i përmbushin kriteret e punimeve në revista shkencore ndërkombëtare sipas nenit 177 të Statutit të UP-së, Rekomandimit të Senatit të datës 22 qershor 2016 në bazë të cilit është hapur konkursi, dhe si rrjedhjëkonsideron se rekomandimet e komisioneve janë tëpasakta.

Nga këto 21 raste del se 11 raste të vlerësimit pozitiv janë kandidatë me punime në revista të dyshimta; 8 raste të vlerësimit pozitiv janë kandidatë që pjesëmarrjet në konferenca i kanë paraqitur si punime shkencore në revista shkencore ndërkombëtare; 2 raste nuk kanë fare punime.

ORCA pret nga Senati që të mos i miratojë këta kandidatë dhe kësisoj të vendosë standard për avancime, duke respektuar Statutin e UP-së dhe rregullat tjera që burojnë prej tij.

ORCA ka vërejtur disa problematika kryesore që sjellin te rekomandimet e gabuara të komisioneve vlerësuese dhe ato janë si vijojnë:

Prezantimet në konferenca si publikime në revista shkencore

Komisionet vlerësuese vazhdojnë praktikën e paraqitjes së pjesëmarrjes në konferenca si punime shkencore. ORCA rikujton se poshtë secilës tabelë thuhet “Anëtarët e komisioni vlerësues mbajnë përgjegjësi ligjore dhe etike lidhur me punimet e radhitura në këtë tabelë”. ORCA fton organet e universitetit dhe të shtetit t’i hetojnë motivet e anëtarëve të komisioneve vlerësuese për paraqitjen e rrejshme të informatave në tabelat ku duhet të renditen vetëm punimet shkencore në revista shkencore ndërkombëtare me recession ndërkombëtar siçështë paraparë me Statutin e UP-së.

Punimet në revista të dyshimta

Një numër i konsiderueshëm i të rekomanduarve pozitivisht nga komisionet vlerësuese kanë punime në revista të dyshimta të cilat nuk kanë adresa fizike, nuk kanë bord redaktues, kanë emra fiktivë të bordeve redaktuese apo probleme të tjera të identifikueshme sipas parimeve të përcaktuara nga 4 platformat e mëdha ndërkombëtare të indeksimit të revistave shkencore.

Mungesë e punimeve

Komisionet vlerësuese në disa raste kanë rekomanduar për avancim persona që nuk kanë fare punime të nevojshme për t’u marrë në konsideratë. ORCA fton organet universitetit dhe ato të drejtësisë për hetimin e motiveve për rekomandim pozitiv kur nuk përmbushen kriteret bazë.

Rastet e konfliktit të interesit

ORCA ka identifikuar disa raste kur anëtarët e komisionit vlerësues janë bashkëautor në punimet e marra në konsiderim për avancim. Kjo bënë që anëtarët e komisionit ta vlerësojnë edhe veten e tyre bashkë me kandidatët e paraqitur për pozita të caktuara. ORCA kërkon që rektorati dhe senati të imponojnë rregulla që nuk lejojnë praktika të tilla. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Macron bisedon në telefon me Kurtin - e lidh anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës me zbatimin e Asociacionit

Macron bisedon në telefon me Kurtin - e lidh anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës me zbatimin e Asociacionit

Lajme
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Lajme
Mujanoviq: Regjimi në Beograd dëshiron të rrezikojë Bosnjën, Malin e Zi dhe Kosovën

Mujanoviq: Regjimi në Beograd dëshiron të rrezikojë Bosnjën, Malin e Zi dhe Kosovën

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Abdixhiku i bindur se LDK-ja do të jetë formuese dhe bartëse e Qeverisë së ardhshme: Ditën e parë do ta rrisim koeficientin

Abdixhiku i bindur se LDK-ja do të jetë formuese dhe bartëse e Qeverisë së ardhshme: Ditën e parë do ta rrisim koeficientin

Lajme
BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

Lajme
Kalo në kategori