LAJMI I FUNDIT:

Orbit ju fton: Ejani së bashku të dhurojmë mijëra buzëqeshje fëmijërore!

Orbit ju fton: Ejani së bashku të dhurojmë mijëra buzëqeshje fëmijërore!

Të gjithë dashamirët e buzëqeshjeve të shëndosha të bukura te fëmijët kanë mundësi në periudhën nga tani e deri më 30 qershor, me blerjen e çamçakëzëve të preferuar Orbit të kontribuojnë në zbatimin e suksesshëm të karvanit edukativ dentar të fëmijëve.

Karvani “Orbit dhuron buzëqeshje” është projekt me karakter global i organizuar nga kompania Mars Oversis Holdings, Përfaqësia Shkup, i cili këtë vit për herë të parë zbatohet në Kosovë, ndërsa në vendet fqinje deri më sot ka treguar rezultate të rëndësishme në ngritjen e vetëdijes së higjienës orale në mesin e fëmijëve dhe përmes tyre edhe tek të rriturit.

Orbit aventura filloi, dhe në periudhën në vijim të gjithë qytetarët me blerjen e çamçakëzëve të preferuar Orbit do të kontribuojnë në mbulimin më të madh të projektit, apo vizitën e karvanit te një numër më i madh i shkollave si si dhe edukimin e numrit më të madh të fëmijëve.

Me fillimin e vitit të ri shkollor, Orbit karvani do ta fillojë turneun në shkollat në të gjithë vendin me qëllim të edukimit të fëmijëve të moshës shkollore në lidhje me nevojën e mirëmbajtjes së rregullt dhe të përditshme të higjienës orale. Karvani edukativ do të jetë interesant plot me surpriza, dhe prej tij fëmijët në mënyrë interesante do të mësojnë pse dhe si duhet të kujdesen për dhëmbët e tyre.

Më mirë është kur fëmijët qeshin, por dhe edhe më mirë është kur buzëqeshja ka dhëmbë të shëndoshë!

Së bashku për një buzëqeshje të shëndoshë fëmijërore. /Telegrafi/