LAJMI I FUNDIT:

Orav: Bojkoti nuk është rruga e duhur

Orav: Bojkoti nuk është rruga e duhur

"Ngjarjet e 24 dhjetorit nuk ishin të mira, por unë nuk besoj se bojkoti i zgjedhjeve lokale është hap i mirë. Mendoj se këtë javë ekziston një dritare e vogël e mundësive që liderët dhe partitë politike të gjejnë zgjidhje për dalje nga kriza politike".

Kjo është deklarata e ambasadorit të BE-së në Shkup Aivo Orav pas takimit me kryetarin e komunës Qendër Vladimir Todoroviq. "Shpresoj se zgjedhjet lokale do të munden të mbahen pa kurrfarë incidenti, ashtu siç ishte rasti me zgjedhjet e vitit 2011", deklaroi Orav, i cili shprehu kënaqësi që OSBE/ODIHR vendosi të dërgojë mision të madh monitorues për zgjedhjet.

Së bashku me kryetarin e komunës Qendër, theksoi, biseduam për zhvillimin e komunës, për përgatitjet për zgjedhjet lokale dhe për situatën politike.


"Sa për situatën politike në vend Bashkimi Evropian në shumë raste e ka deklaruar pozitën e tij. Të njëjtën e bëmë edhe mbrëmë së bashku me ambasadorin e SHBA-ve dhe ambasadorin e OSBE-së. Vlerësoj se 24 dhjetori nuk ishte datë e mirë në historinë e vendit tuaj dhe se të gjithë faktorët duhet të punojnë ta bëjnë 24 marsin datë të mirë", theksoi Orav. /Telegrafi/