0Shares

Federata e Futbollit të Kosovës ka bërë të ditur orarin e ndeshjeve të javës së 28-të të Raiffeisen Superligës së Kosovës në futboll.

Kampioni aktual i Kosovës, Prishtina, do të ketë punë të lehtë në përballje me Lirinë e cila është e fundit në tabelë. Në anën tjetër, Trepça ’89 do të ketë përballje të vështirë me Hajvalinë dhe medoemos do t’i kërkojnë tri pikët, sepse për ndryshe Prishtina mund t’i ikë edhe më shumë me pikë.

Ferronikeli do të jetë nikoqirë i Trepçës së rënë nga forma, por edhe kjo ndeshje do të jetë interesante sepse të dy skuadrat luftojnë për vendin e tretë.

Ndërsa, takimet që do të zhvillohen të dielën do të jenë të nxehta sepse përveç duelit Drita-Besa, skuadrat tjera po luftojnë për mbijetesë.

Ndeshjet e javës së 28-të:

E shtunë, 04.05.2013, nga ora 16:00
Hajvalia – Trepça 89
Liria – Prishtina
Ferronikeli – Trepça

E diel, 05.05.2013, nga ora 16:00
Drita – Besa,
Vëllaznimi – Hysi,
Llamkos Kosova – Drenica

/Telegrafi/

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)