0Shares

Derisa njerëzit plaken, ndryshimet kimike zhvillohen në ADN-në e tyre. Tani shkencëtarët e kanë zbuluar një lidhje reciproke në mes të këtyre ndryshimeve kimike dhe jetës së një personi.

"Ky hulumtim i ri e rrit të kuptuarit tonë për jetëgjatësinë dhe plakjen e shëndetshme," tha hulumtuesi kryesor, prof. Ian Deary, nga Qendra për Plakje Kognitive dhe Epidemiologji Kognitive në Universitetin e Edinburghut në një njoftim për shtyp.

"Është emocionuese meqë kjo e ka identifikuar një tregues të ri të plakjes, gjë që e përmirëson parashikimin e jetëgjatësisë mbi kontributin e faktorëve si pirja e duhanit, diabeti, dhe sëmundjet kardiovaskulare," tha ai.

Hulumtuesit nga Universiteti i Edinburghut dhe kolegët nga Australia dhe Shtetet e Bashkuara e analizuan gjakun nga 5,000 individë për periudha deri në 14 vjet.

Ata e sollën në zero ndryshimin kimik të njohur si metilim, i cili mund të ndikojë në atë se si gjenet aktivizohen ose fiken, transmeton Koha.net. Metilimi përkeqësohet me kalimin e kohës në të gjithë gjenomin e personit dhe mund të përdoret për ta matur moshën biologjike.

Në katër studime, shkencëtarët e krahasuan moshën biologjike të personit me moshën aktuale të tij ose saj. Ekipi zbuloi se njerëzit mosha biologjike e të cilëve ishte më e madhe se mosha e tyre aktuale kishin më shumë të ngjarë të vdisnin më shpejt se ata mosha aktuale biologjike e të cilëve ishte e njëjtë.

Korrelacioni rezultoi i vërtetë edhe pasi shkencëtarët llogaritën edhe rreziqet tjera shëndetësore, duke përfshirë pirjen e duhanit dhe sëmundjet kardiovaskulare.

Shkencëtarët i raportuan gjetjet e tyre në “Genome Biology”. /Telegrafi/

Të Ngjajshme

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi. Ju lutem lexoni rregullat këtu.

Shfaq Komentet (0)