LAJMI I FUNDIT:

Oppo shfaq reklamen e F3 Plus

Oppo shfaq reklamen e F3 Plus

Gjenerata e ardhshme e ‘ekspertëve të selfie-ve’ nga Oppo do të zbulohet brenda pak ditëve dhe kompania është siguruar që të na bëj të ditur se çfarë mund të presim.

Pas një reklame në Facebook, Oppo tani ka publikuar edhe një video promocionale në YouTube, ku shfaq mundësitë e fotove selfie të telefonit F3 Plus.


Fokusi kryesor i reklamës është njëra prej kamerave frontale që ka lente me kënd të gjerë, për të gjithë ata që dëshirojnë të inkuadrojnë sa më shumë prej shokëve dhe shoqeve të tyre në një foto.

Informatat e rrjedhura më herët bëjnë të ditur se telefoni do të vijë me kombinimin e kamerave prej 16MP+8MP dhe sipas supozimeve, kamera me 8MP do të ketë optikën me kënd të gjerë.