LAJMI I FUNDIT:

Opozitari i fundit, dy vjet nga vrasja e Boris Nemtsov (Video)

Opozitari i fundit, dy vjet nga vrasja e Boris Nemtsov (Video)

Me anë të një marshi në Moskë do të kujtohet ish-lideri i opozitës ruse, Boris Nemtsov, i cili u qëllua për vdekje në një urë afër Kremlinit në vitin 2015.

Nemtsov, një reformator, demokrat dhe zëvendëskryeministër nën presidencën e Boris Yeltsin, ishte një kritik i zëshëm i Presidentit rus Vladimir Putin.


Për vrasjen e tij ishin akuzuar pesë çeçenë.

Por, ata kishin mohuar akuzat dhe familjarët e Nemtsov frikësoheshin që kushdo ta ketë porositur vrasjen nuk do të gjendej kurrë.

Nemtsov ishte qëlluar në shpinë derisa ecte nga një restorant për në shtëpi, bashkë me të dashurën e tij ukrainase natën vonë afër Kremlinit me 27 shkurt 2015.

Ai, atë ditë para se të vritej, ishte mysafir në një radio ku thërriste dëgjuesit t’i bashkoheshin një proteste që pritej të mbahej në vikend.

Nemstov kishte akuzuar presidentin rus se po bën një luftë ilegale me Ukrainën, duke nxitur sanksione nga perëndimi dhe shkaktim të krizës ekonomike.

Ish-opozitari rus ishte duke planifikuar edhe publikimin e një dosje ku tregohej përzierja e rusëve në Ukrainën perëndimore.

Qindra-mijëra patën marshuar në Moskë dy ditë pas vrasjes së Nemtsov dhe mijëra të tjerë morën pjesë në funeralin e tij.

Përkrahësit e Nemtsovit besojnë se vrasja ishte porositur për t’ua futur frikën atyre dhe t’i detyronin të heshtnin.

Aktivisti opozitar, Vladimir Kara-Murza, ka thirrur njerëzit t’i bashkohen tubimit në këtë përvjetor.

Presidenti rus, Vladimir Putin, e kishte quajtur vrasjen “e turpshme dhe cinike”, dhe kishte thënë se ata që janë përgjegjës do të dalin para drejtësisë.

Rusia ndër vite ka parë tek vriten politikanë dhe gazetarë të njohur.

Por, vendi ka një histori të gjatë të gjykimeve të dorasëve dhe më pas dështim në ndjekjen dhe zënien e porositësve të vrasjeve, shkruan BBC, përcjell Klan Kosova.