LAJMI I FUNDIT:

Opozita sot bllokon rrugët në Shqipëri

Opozita sot bllokon rrugët në Shqipëri

Në Shqipëri, opozita do të zhvillojë të hënën një protestë njëorëshe duke bllokuar trafikun kombëtar.

Kreu i PD-së, Lulzim Basha tha nga çadra e opozitës se do të jetë një sakrificë e vogël, por një dhuratë e madhe për Shqipërinë e re.


“Bashkohemi të bllokojmë të keqen me këtë paralajmërim për t’i hapur rrugë të mirës për çdo shqiptar duke larguar e mundur drogën, krimin, qytetarëve, të drejtën për të zgjedhur me votë të lirë dhe të ndershme”, tha Basha.

Ndërkohë drejtori i Përgjithshëm për Sigurinë në Policinë e Shqipërisë tha se nuk është dhënë leje për këtë protestë.

Sipas tij zhvillimi i protestave apo edhe i tubimeve të tjera në rrugët kryesore kombëtare, duke bërë bllokimin e lëvizjes së njerëzve dhe mallrave, përbën një cenim të rëndë të rendit publik. Asnjë shkak ligjor dhe asnjë motiv tjetër me interes publik nuk e justifikon zhvillimin e kësaj proteste në këtë mënyrë.

Policia bëri thirrje që qytetarët të mos bien pre e thirrjeve që synojnë kaos, konflikt, destabilizim, raporton KP.

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori