LAJMI I FUNDIT:

Opozita, për deklaratën e Delawies: Shihet se Thaçi s’është koordinuar me aleatët, por ne do ta votojmë Ushtrinë

Opozita, për deklaratën e Delawies: Shihet se Thaçi s’është koordinuar me aleatët, por ne do ta votojmë Ushtrinë

Ambasadori amerikan, Greg Delawie, edhe një herë ka ripërsëritur qëndrimin e tij rreth krijimit të Ushtrisë së Kosovës, duke theksuar se SHBA-të kanë qenë të qarta se themelimi i saj duhet të bëhet përmes ndryshimit të amendamenteve kushtetuese.

Delawie, në një intervistë për Telegrafin theksoi se Kuvendi duhet “ta bëjë gjënë e duhur dhe ta hedh poshtë këtë projektligj”.


Këtë deklaratë të ambasadorit opozita e sheh si dëshmi të mos koordinimit të presidentit Hashim Thaçi me aleatët ndërkombëtarë.

Delawie: Kuvendi duhet ta hedh poshtë Projektligjin për Ushtrinë
Lexo po ashtu Delawie: Kuvendi duhet ta hedh poshtë Projektligjin për Ushtrinë

“Deklarata e ambasadorit amerikan, lidhur me Ligjin për FSK-në, dëshmon mos koordinimin e Thaçit me partnerët strategjikë të Kosovës”, ka thënë për Telegrafin, deputeti i VV-së, Rexhep Selimi.

Selimi ka potencuar se deputetët janë të gatshëm t’i votojnë ndryshimet ligjore, sa i përket transformimit të FSK-së në Ushtri.

“Ne jemi të gatshëm t’i votojmë ndryshimet ligjore, ashtu siç kemi qenë të gatshëm t’i votojmë edhe ndryshimet kushtetuese në 2014-ën, për FAK-un”, u shpreh Selimi.

Në anën tjetër, shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj, ka thënë se pajtohen që themelimi i Ushtrisë së Kosovës duhet të bëhet përmes ndryshimeve kushtetuese, por thotë se për këtë kanë pritur katër vite.

Salihaj: Ushtrinë duhet ta bëjmë me Amerikën, veprimet e Thaçit janë të dyshimta
Lexo po ashtu Salihaj: Ushtrinë duhet ta bëjmë me Amerikën, veprimet e Thaçit janë të dyshimta

“Edhe sot nuk dëshirojmë dhe nuk jemi të mendimit që të bëhet diçka në kundërshtim me idenë dhe vizionin e përbashkët me miqtë tanë për Kosovën”, ka thënë Lekaj për Telegrafin.

Ai ka theksuar se zhvillimet e fundit në botë dhe sidomos në rajon e kanë bërë të nevojshme dhe urgjente krijimin e një force ushtarake e cila do të ishte në gjendje të ruante territorin e Kosovës dhe do të kontribuonte në stabilitetin e rajonit e më gjerë – kudo ku e thërret NATO.

I pyetur rreth mundësisë për mos votimin e këtij Projektligji nga ana e deputetëve, Lekaj u shpreh se “deputetët do ta thonë të veten, gjithsecili me vullnetin e tyre të lirë”.

Deputeti i AAK-së theksoi se si grup parlamentar do ta mbështesin këtë Projektligj, kurdo që do të dërgohet për votim në Kuvend. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gruaja që u vra në Pejë ishte punëtore shëndetësore që 20 vjet, Drejtoria e Shëndetësisë: Do të mbetet në kujtime për urtësinë

Gruaja që u vra në Pejë ishte punëtore shëndetësore që 20 vjet, Drejtoria e Shëndetësisë: Do të mbetet në kujtime për urtësinë

Lajme
Vritet një grua në Pejë

Vritet një grua në Pejë

Kronika e Zezë
Vrasja në Pejë, kryeprokurori Kurmehaj jep detaje nga ngjarja tragjike

Vrasja në Pejë, kryeprokurori Kurmehaj jep detaje nga ngjarja tragjike

Lajme
Vrasja e gruas në Pejë, i dyshuari bashkëshorti i saj

Vrasja e gruas në Pejë, i dyshuari bashkëshorti i saj

Lajme
Bosnja në anën e Kosovës, deputeti Magazinoviq thotë se do të votojë pro anëtarësimit në Këshillin e Evropës

Bosnja në anën e Kosovës, deputeti Magazinoviq thotë se do të votojë pro anëtarësimit në Këshillin e Evropës

Lajme
Rasti tragjik në Pejë, reagon presidentja: Ky femicid që ka marrë përmasa të jashtëzakonshme duhet të ndalet

Rasti tragjik në Pejë, reagon presidentja: Ky femicid që ka marrë përmasa të jashtëzakonshme duhet të ndalet

Lajme
Kalo në kategori