LAJMI I FUNDIT:

Opozita: Dialogu me Serbinë të ndërpritet

Opozita: Dialogu me Serbinë të ndërpritet

Partitë opozitare në vend e kanë hedhur poshtë mundësinë për pjesëmarrje në dialogun Prishtinë–Beograd, të mbajtur në Bruksel.

Së fundmi një ftesë për pjesëmarrje në bisedime këto parti e morën nga shefi i Qeverisë, por këto subjekte e eliminojnë një gjë të tillë madje e quajnë absurd veprimin e tillë të Mustafës, shkruan sot gazeta “Zëri“.

Në anën tjetër, në ekzekutivin e vendit po shihet si një mundësi e mirë inkuadrimi i opozitës në dialogun me palën serbe.

Ndërsa analistët në vend e quajnë të pavend e të pandershme ftesën e Mustafës sepse, siç thonë ata, një gjë e tillë është dashur të bëhet qysh në fillim të dialogut e jo tash kur bisedimet po vijnë drejt fundit.

Lëvizja “Vetëvendosje” (LVV) e vlerëson si të pakuptimtë thirrjen e Mustafës për pjesëmarrje në dialogun Prishtinë – Beograd.

Deputetja e këtij subjekti, Albulena Haxhiu, potencon se partia që ajo përfaqëson nuk do ta pranojë thirrjen e Mustafës.

“Këto negociata duhet të ndërpriten sepse të njëjtat e kanë forcuar pozicionin e Serbisë përbrenda Kosovës dhe në anën tjetër kanë dëmtuar interesat e qytetarëve dhe të Republikës”, ka thënë ajo.

Se dialogu në Bruksel duhet të ndërpritet dhe nuk duhet të vazhdojë as në versionin që e ka dhënë Mustafa mendojnë edhe në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).

Ky subjekt ka thënë për gazetën “Zëri” se nuk e përkrahin formën e tanishme të bisedimeve.

Në trend Lajme

Më shumë
PDK voton kryesinë e re të partisë - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re të partisë - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Pakënaqësi me Ligjin e pagave, Jasharaj paralajmëron protestë më 1 maj - nuk e përjashton mundësinë e grevës

Pakënaqësi me Ligjin e pagave, Jasharaj paralajmëron protestë më 1 maj - nuk e përjashton mundësinë e grevës

Elfije Boletini
Bedri Hamza i emëruari i PDK-së për kryeministër – kush mund të jenë kandidatët tjerë të partive politike?

Bedri Hamza i emëruari i PDK-së për kryeministër – kush mund të jenë kandidatët tjerë të partive politike?

Jehona Hulaj
Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Kronika e Zezë
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori