LAJMI I FUNDIT:

Operacioni i Vilanovas përfundon me sukses

Operacioni i Vilanovas përfundon me sukses

Barcelona ka konfirmuar se operacioni i Tito Vilanovas ka shkuar sipas planit.

Trajneri katalanas iu nënshtrua operacionit të enjtën në mëngjes pasi ishte bërë e ditur se i ishte rikthyer kanceri që e ka pasur vitin e kaluar.

44 vjeçari tani me sukses ka kaluar procedurat, me klubin që ka konfirmuar se rikthimi i Vilanovas do të varet nga ajo se si do të zhvillohet situata.


“Operacioni i Tito Vilanovas ka shkuar sipas planit. Kohëzgjatja e fazës klinike është në varësi edhe me riafëtsimin e tij. Kërkojmë respektim të privatësisë dhe konfidencialitetit të procesit. Mos harroni se në mungesë të Tito Vilanovas, Jordi Roura do të jetë në pankinë për ekipin e parë”, shkruan në një komunikatë të Barcelonës.

Kështu edhe sipas komunikatës së Barcelonës, do të jetë Jordi Roura ai që so ta marrë drejtimin e skuadrës duke filluar nga ndeshja me Valladolidin të shtunën. /Telegrafi/