LAJMI I FUNDIT:

Olimpiadat, me një sponsor më shumë “Alibaba”

Olimpiadat, me një sponsor më shumë “Alibaba”

“Alibaba” do të jetë një prej sponsorëvë kryesorë të Lojërave Olimpike. Drejtuesit e kompanisë kineze të shitjeve “online” arritën marrëveshje me drejtuesit e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar në takimin e Davosit, për nënshkrimin e një kontrate deri në vitin 2028.

“Alibaba”, me këtë marrëveshje u bashkohet kompanive të tjera me emër si “Coca-Cola” e “McDonald’s” për sponsorizimin e ngjarjeve më të mëdha sportive dimërore e verore.

Detajet financiare të kësaj marrëveshjeje nuk bëhen publike, por disa burime të brendshme të “IOC”-së thanë për “Reuters” se, sponsorët kryesorë të Olimpiadave paguajnë 100 milionë dollarë për çdo cikël 4-vjeçar, transmeton tch.

Kontrata e “IOC” me “Alibabën” vjen në një moment kur Azia po përgatitet për organizimin e dy edicioneve të Lojërave Olimpike Dimërore, në 2018 e 2022, respektivisht në Korenë e Jugut e Kinë, ndërkohë që në 2020-n, në Tokyo do të mbahen Lojërat Olimpike verore.

“Jemi shumë të lumtur që bëjmë të ditur krijimin e një partneriteti strategjik me botën dixhitale, që do të transformojë lëvizjen olimpike”, ishte deklarata e presidentit të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Thomas Bach, pas arritjes së marrëveshjes.

Në trend Sport

Më shumë
Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Premier League
Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Premier League
Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Premier League
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Barcelona mund të marrë një shifër të konsiderueshme nga Man Utd këtë verë

Barcelona mund të marrë një shifër të konsiderueshme nga Man Utd këtë verë

Ndërkombëtare
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Kalo në kategori