LAJMI I FUNDIT:

OKC dhe Toronto me lëvizje të mëdha në ditën e fundit të afatit kalimtar në NBA (Foto)

OKC dhe Toronto me lëvizje të mëdha në ditën e fundit të afatit kalimtar në NBA (Foto)

Oklahoma City Thunder ka bërë punë të jashtëzakonshme në ditën e fundit të afatit kalimtar të lojtarëve, por po aq mirë marrëveshjet i ka realizuar edhe Toronto Raptors.

Oklahoma që po vuan për lojtarë kualitativ përreth Westbrookut më në fund ka lëvizur në drejtimin e duhur, duke arritur një marrëveshje sensacionalë shkëmbimi me Chicago Bulls.


Oklahoma ia jep Chicagos plejmejkerin Cameron Payne, Anthony Morroë dhe qendrën Jofrey Lauvergne teksa merr dy lojtarë shumë të rëndësishëm si Doug McDermott dhe Taj Gibson të cilët pritet t’i ndihmojnë shumë Westbrookut në fund të sezonit dhe në playoff, shkruan Telegrafi.

Oklahoma po ashtu do ta ketë edhe zgjedhjen e lojtarit të Chicagos në raundin e dytë të draftit në vitin 2018.

Një marrëveshje fenomenale në momentet e fundit të afatit kalimtar ka arritur edhe Toronto Raptors.

Skuadra kanadeze ka arritur të sigurojë shërbimet e PJ Tucker i cili është specialist i pozitës 3 dhe 4, teksa për të ka dhënë Jared Sullingerin dhe dy lojtarë të raundit të dytë në draft të cilët shkojnë në drejtim të Phoenix Suns.

Tucker është lojtari i dytë që merr Toronto Raptors pas transferimit të Ibakas dhe tash pesëshja e parë e klubit kanadez është shndërruar në një pesëshe të frikshme për LeBron James, pasi pikërisht Tucker do të kujdeset për të në playoff, aty ku Toronto dështoi vitin e kaluar. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

La Liga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

La Liga
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

La Liga
E kryer: Barcelona merr vendim final për Xavin

E kryer: Barcelona merr vendim final për Xavin

La Liga
Kalo në kategori